E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia mund të tërheq trupat nga Kosova

Italia do të reduktoj praninë e saj ushtarake në Afganistan dhe Liban dhe të mbyllë praninë e saj në Kosovë, për shkak të shkurtimeve kryesore buxhetore, tha ministri i mbrojtjes, Injazio La Rusa.

“Ka disa kërkesa buxhetore, që na shtyjnë të reduktojmë praninë tonë në misionet ushtarake ndërkombëtare”, u tha mbrëmë La Rusa gazetarëve në Romë, duke shtuar se Italia do të veproj në harmoni me partnerët e jashtëm.

“Në Kosovë kemi 600 persona, por ne po synojmë reduktim në zero”, tha La Rusa dhe shtoi se “ne duhet ta përshpejtojmë përfundimin e këtij misioni”.

Sipas ministrisë së jashtme, në misionet e jashtme Italia i ka 7300 ushtarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›