E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 15 kg lende narkotike. Dy ne pranga

Dy të rinj janë ndaluar nga policia, pasi atyre u është kapur rreth 15 kilogram lëndë e dyshuar si canabis sativa. Dy të rinjtë janë ndaluar ndërsa po e transportonin lëndën me mjetin e tyre. Dyshimet e policisë janë për trafik brenda Tiranës dhe jashtë Shqipërisë.

“U arrit sekuestrimi i një sasie prej 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në pako, si dhe arrestimi e dy shtetasve, posedues e shpërndarës së saj. Falë një hetimi, në ngarkim të tyre dhe mirë organizimit të këtij operacioni, u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit Mustafa Besnik Zajmi, 20 vjeç, banues në Sukth Durrës, Edmond Luigj Kabetaj, 23  vjeç, banues në Sukth Durrës. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, duke përdorur të gjitha metodat operative gjurmuese të realizuara mësë miri nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u  mundësua kapja e tyre në afërsi të  Marikaj në Tiranë.  Kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Tiranë dhe vendet fqinje me Shqipërinë” tha zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›