E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta e PE: Serbia qendrim pragmatik ndaj Kosovës

BRUKSEL- Parlamenti Europian i kërkon Serbisë të ketë një “qëndrim pragmatik” ndaj statusit të Kosovës, megjithëse thekson se për momentin njohja e pavarësisë së saj nuk është një mundësi e pranueshme për udhëheqjen në Beograd”. Kështu thuhet në projekt rezolutën e debatuar në Këshillin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Sipas Radio Europa e Lirë, në projekt – rezolutë, e cila do të plotësohet me amendamentet shtesë nga debati dhe do të miratohet në fillim të qershorit vihet në pah se Parlamenti Evropian është i “shqetësuar” për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe theksohet se “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë esenciale për aspiratat e Serbisë” dhe vendeve tjera të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas burimeve diplomatike, në versionin përfundimtar të saj, Parlamenti Evropian pritet të ftojë Serbinë të ndërpresë bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Projekt – rezoluta vë në dukje edhe problemet që dalin nga “mungesa e ligjshmërisë dhe krimi i organizuar në veri të Kosovës”. Projekt – rezoluta në fund kërkon nga Komisioni Evropian që të nisë sa më parë dialogun me Prishtinën për heqjen e vizave të Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›