Tiranë, Berisha përuron qendrën tranzite të postës
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha përuroi sot pasdite Qendrën Tranzite postare në Tiranë, si një prej investimeve më të rëndësishme të Postës Shqiptare, ku do të përpunohet çdo objekt postar për t’u transportuar më pas brenda dhe jashtë vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Gorea u shpreh se "investimi 2 milionë dollarë (ndërtim - montim dhe pajisje makineri) i kryer në Qendrën Tranzite është një ndër investimet më serioze, ndërsa në harkun e 4 viteve është mundësuar rikonstruksioni i mbi 90% të zyrave postare, duke e kthyer Postën Shqiptare në një institucion bashkohorë që i përgjigjet kërkesave të kohës".
Gjithashtu, Gorea tha se fal këtij investimi kolosal si dhe të tjerave, përfitimet kanë qenë të mëdha jo vetëm për kompaninë por veçanërisht për klientin.
Aktualisht Posta Shqiptare kryen 77 shërbime duke përdorur teknologjinë e përparuar dhe përgjigjur kërkesave të kohës për shërbimin postar.
(m.a/BalkanWeb)