Protesta PS, 3 grevistë rëndë Rama: Trupi im në dispozicion të kauzës për transparencë
TIRANE Gjëndja shëndetësore e njëzet e një deputetëve grevistë dhe 180 mbështetësve të tyre sa vjen e përkeqësohet. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në cadrat e vendosura para godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kuadër të protestës të nisur në datën 30 prill në betejën për përmbushjen e kauzës për transparencën e votave. Rama: Nuk ndalemi , “greva nuk bëhen për pushtet, por për të garantuar transparence”. Zv kryeminsitri Meta fton opozitën për dialog. Patozi: Kushtetuta nuk lejon hapjen e kutive. Bulku-Ramës: Nxirr gratë nga greva. Reagojnë grevistet: Në greve se na detyron e ardhmja e femijeve.
ORA: 22:00- RAMA NE NEWS24: TRUPI IM Në DISPOZICION Të KAUZëS PëR TRANSPARENCë
Duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin News24, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se greva e urisë ishte rruga e vetme e mbetur për të cuar deri në fund kauzën e opozitës për transparencë. “U ezauruan të gjitha rrugët demokratike, greva ishte e vetmja rrugë” u shpreh Rama.
Duke ju përgjigjur deklaratave të qeverisë, kryesocialisti ripërsëriti bindjen se nuk ka asnjë vendim gjykate që mohon transprencën e zgjedhjeve, sikundër pretendon mazhoranca.
“Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave, ne kërkojmë hetim të rinumërimit. Nuk duam të merremi me rezultatin, ndarjen e mandateve, nuk kemi qëllim të ndryshojmë rolet në tavolinë, por ne kërkojmë hetim të kutive të zgjedhjeve ku përfshihen hetime të listave, të procesverbaleve, identiteteve të atyre që kanë votuar. Hapja e kutive të zgjedhjeve për efekt transparence përmes një hetimi parlamentar nuk është e ndaluar .” u shpreh Rama.
I pyetur për arsyen pse PS nuk i drejtohet prokurorisë për të hetuar pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tha “Provat janë në kuti, duhen hapur kutitë që provat të cohen në prokurori”.
Duke folur për sakrificën e grevistëve që kanë mbyllur sot ditën e katërt të grevës së urisë, Rama nënvizoi se edhe turpi i tij do të vendoset në dispozicion të kauzës për transparencë. “Trupi im në dispozicion të kësaj kauze deri në zgjidhjen e krizës” tha Rama.
I pyetur për mundësitë e zhbllokimit të ngërcit politik, kryesocialisti tha se zgjidhja i takon qeverisë, ndërsa theksoi se shumica absolute e deputetëve të opozitës janë të gatshëm të bëhen pjesë e grevës së urisë deri në momentin që sic tha Rama, mazhornaca do të reflektojë.
“Të gjithë janë të vendosur, kjo nuk mbaron deri në fund. Kur te vijë momenti im do të hyj edhe unë në grevë. Për secilin ka një moment, nëse zgjidhja do të vonojë jemi të gatshëm të bëjmë cdo sakrificë” u shpreh kryesocialisti në “5 pyetje nga Babaramo”.
ORA: 21:08- AHMETAJ: 24 GREVSITE KANë MARRë SERUM
“Gjendja është shumë e vështirë, 24 persona kanë marrë serum gjatë ditës së sotme” bëri të ditur deputeti Ahmetaj në një komunikim në News24.
Deputeti socialist, pjesë e 22 deputetëve që kanë përmbyllur ditën e katërt të grevës së urisë theksoi se greva është një instrument ekstrem i detyruar.
“Kemi 10 muaj që përdorim të gjithë format demokratike institucionale për të arritur një marrëveshje. Jemi të vendosur për të arritur transparencë” u shpreh Ahmetaj.
ORA: 19:46- RAMA: Në BETEJë ME VEPRA PëR TRANSPARENCë
“Kjo është një betejë me vepra individuale të secilit që është brenda në cadër për betejën e të gjithëve” kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalimit të tij përpara mbështetësve në ditën e katërt të protestës së opozitës përpara selisë së kryeministrisë.
Sikurse ka bërë edhe në ditët e para të protestës, Rama shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen për grevistët që janë të vendosur për të cuar deri në fund kauzën e opozitës për transprencë.
Kryesocialisti përmendi të riun Romeo Sina i cili nuk mundi të rezistonte më për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij mesditën e sotme.
“Sot kanë ardhur këtu shumë familjarë të atyre që janë brenda në cadër, që kanë shenjën e shallit kuqezi. Ky është shalli i Romeos, është në dorën time dhe unë jam këtu vetëm njëri nga ju, në radhë për të mos e lënë këtë betejë të mbarojë deri kur uzurpimi i votës të pushojë” u shpreh Rama.
Ndërkaq kreu i opozitës reagoi edhe për pretendimet e deputetëve të mazhorancës se gratë socialiste janë detyruar të marrin pjesë në grevë, duke theksuar se deputetet janë në betejë për dinjitet, për asnjë arsye tjetër përvec transparencës.
“Jemi bashkë në këtë betejë që është arsyeja e të drejtave tona, vendosmërisë sonë si socialistë, e vullnetit tonë të palëkundur si europianë. Jemi të gatshëm të sakrifikojmë me cdo cmim në këtë rrugë pa ndalim të një proteste pa kthim” tha kryesocialisti.
“Ky popull rrëzoi tiraninë e Europës dhe nuk do të pranojë mbreterinë e pashpallur të Berishës” vazhdoi më tej Rama duke nënvizuar se opozita nuk synon marrjen e pushtetit në tavolinë por dhënien fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të votës.
ORA: 18:34- OPOZITA VIJON PROTESTAT PëRPARA KRYEMINISTRISë
Opozita ka rinisur protestat pasditen e së martës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deputeti socialist Namik Dokle nënvizoi se opozita është e vendosur për të cuar deri në fund kauzën e saj.
“Do ti themi ndal asaj masakre dhe maskarade që qeveria Berisha ka bërë mbi votat e popullit e pronat e shqiptarëve. Do ti japim fund tiranisë së pushtetit” u shpreh Dokle. Deputeti socialist u shpreh se është gati ti bashkohet grevës së urisë për të mbrojtur, sic tha ai, të drejtën legjitime të qytetarëve, të drejtën e votës.
Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni në fjalën e saj para qytetarëve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit” për të mbështetur grevën e deputetëve të PS i ka ftuar të qendrojnë në shesh për të drejtën e votës” Të jemi të gjithë bashkë në shesh për të drejtën themelore, për të drejtën e votës së lirë” – nënvizoi ajo Kjo grevë sipas Gjermenit bëhet për një të ardhme më të mirë prandaj sipas saj, “Të gjithë ju që jeni këtu bashkohuni me ne se duam një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kërkojmë një shoqëri më të mirë, ku të mbizotërojë puna, dinjiteti” – theksoi Gjermeni ndër të tjera.
Ndërkaq deputetja Vasilika Hysi foli në emër të grave socialiste që janë bërë pjesë e grevës së urisë, duke nënvizuar se askush nuk mund të detyrojë depuetet të marrin pjesë në grevë. “Gratë e PS kanë hyrë në politikë kur u formuam si personalitete. Kemi hyrë në politikë për ti dhënë asaj dhe jo për të marrë nga politika. Askush nuk na tërheq nga hunda” u shpreh Hysi ndërsa shtoi se nëse qeveria nuk ndërhyn atëherë të gjitha gratë socialiste do të futën në grevë.
Gjatë protestës së sotme edhe gratë deputete që ndodhen në grevë kanë lëshuar thirrjet se në grevë janë future për të të përmbysur këtë pushtet. Deputetja Shegushe Ligori i bëri thirrje të gjitha grave të dalin në shesh. “Sali Berisha jemi këtu për të drejtën tonë, nëna e motra dilni në shesh të gjitha bashkë për të përmbysur këtë regjim. "Këtu tek ne e drejta vërtetë ka vonuar, por e drejta do dalë në shesh” – theksoi ajo ndërsa i premtoi djalit të saj 2 vjecar se do të kthehej në shtëpi me fitore.
Deputeti socialist Eduart Shalsi gjatë fjlaës së tij të sotme në protestë deklaroi se “Sot jemi të vendosur për të mos bërë hapa mbrapa, nuk mund të heqim dorë nga transparenca e zgjedhjeve”.
Shalsi i bëri thirrje Sali Berishës ta harrojë kthimin e vendit 20 vjet mbrapa, “Dje një tjetër raport tregoi se shqiptarët janë në fund të Europës, në 20 vjet më parë nuk luftuam për ti dhënë pushtet një individi, por luftuam për tja marrë dhe për tja dhënë popullit. Harroje Sali Berisha, ti nuk mund ta kthesh rrotën e historisë mbrapa” – tha Shalsi
Kryetari i PDS-së Paskal Milo u bëri thirrje mbështetëvse të opozitës të besojnë deri në fund në kauzën për transparencë. “Fati i Shqipërisë vendoset në këtë shesh, fatin e Shqipërisë e kemi ne në dorë. Kini besim në kauzën tonë e cila është kauzë e pavdekshme, nuk ka rrugë tjetër vec qëndresës deri në fund për transparencë, për votën e lirë” u shpreh Milo. Ndërkaq kreu i PDS i bëri thirrje kryeministrit Berisha të reflektojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kreu i Partisë Ligj për Drejtësi Spartak Ngjela ka deklaruar në ditën e sotme të protestave se kjo është beteja më e madhe dhe është e fituar nga ata që janë në grevë. “Sot jetët sakrifikohen për lirinë. Beteja me ta është e madhe por është e fitur, për ti thënë ndal një kryeministri që vetëm popullin e tij nuk do” – tha Ngjela.
Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Ngjela theksoi se pikërisht nga ky vend do ti jepet fund tiranësë së këtij pushteti. “Kam besim se do ti japim fund tiranisë në Shqipëri për të votuar shqiptarët. Do ti japim fund patjetër sepse kemi përgjegjësi morale”
Sipas Ngjelës grevistët nuk mbështeten më nga 100 mijë shqiptarë por nga 1 milion të tillë. “Kam besim se mbështetësit tanë nuk janë 100 mijë, nuk janë 200 mijë por janë më shumë se 1 milion. Asnjë qeveri nuk mund të trembë më njerëz si këta grevistë që janë këtu, kjp është një epokë e re. Le të shpërthejë entuziazmi demokratik për të larguar këtë tirani të mallkuar” – theksoi Ngjela.
Në fjalën e tij deputeti Erion Brace theksoi se populli nuk ka më frikë nga qeveria, por është derdhur në shesh për të treguar transparencë.
“Populli nuk ka më frikë nga qeveria e Sali Berishës, ky është misioni i 2 milion shqiptarëve të ndershëm që kërkojnë transparencë. Që prej 30 prillit pushteti nuk është më i Sali Berishës, populli ka në dorë frenat e tij” – tha Brace. Fjalën e tij Brace e mbylli me shprehjen “Poshtë fashizmi, liri demokraci”.
ORA 18:30 - KëSHILLTARëT E PD: GREVA FUTI Në KOLAPS TRAFIKUN
Këshilltaret e PD kanë reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PS Edi Ramës në lidhje me trafikun e rënduar. Sipas tyre deklaratat e Ramës për trafikun janë cinike.
Këshilltarët e PD deklarojnë se greva e pozicioniuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e ka future në kolaps trafikut, prandaj I bëjnë thirrje opozitës të zgjedhë një ambient tjetër për të vazhduar grevën.
Sipas tyre, kjo grevë është bërë shkatërrim për jetën e qytetarëve që vuajnë cdo ditë pasojat e trafikut të rënduar.
ORA: 17:16- BULKU-RAMëS: NXIRR GRATë NGA GREVA. REAGOJNë GREVISTET
Gratë socialiste në grevë urie i janë përgjigjur deklaratës së deputetes Rajmonda Bulku e cila i bëri thirrje kryetarit të PS, Edi Rama të nxjerrë nga greva gratë.
“Ne jemi në këtë greve jo sepse na ka detyruar kryetari por sëpse na ka urdhëruar e ardhmja e fëmijëve tanë” theksohet në letrën e grave socialiste drejtuar koleges së tyre Bulku.
Ndërkaq, gratë socialiste i kanë bërë thirrje deputetes demokrate të distancohet nga gjuha e urrejtjës.
“Nuk të kërkojmë shumë , thjesht të mos e pranosh rolin që luajte sot për llogari të pushtetit. Ne jemi të lumtura për cfarë po bëjmë , që do të vlejë si për cdo fëmijë të Shqipërisë edhe për nipërit e tu.” thuhet në letrën e firmosur nga Flora Hasanaj, Enkelejda Shkreli, Olta Xhacka, Shega Ligori, Anila Batalli, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj dhe doktoreshë Mimoza Bocari, të cilat janë sot në ditën e pestë të grevës së urisë për të mbështetur kauzën e opozitës për zbardhjen e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
Paraditen e sotme deputetja demokrate, Rajmonda Bulku e konsideroi si terrorizëm të vërtetë vendimin për të futur në grevën e urisë edhe gratë.
“Zoti Rama të ndrysh në grevë urie nëna me foshnje, gra me përgjegjësi familjare do thotë se në qënien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e familjes e fëmijëve. Po të mendosh se çfarë terrori psikologjik krijon tek fëmijët duke i mbyllur nënat në vetëflijim, kjo krijon një dramë, që nuk shërohet”, u shpreh Bulku.
ORA 14.30 GJIKNURI REPLIKON ME PATOZIN: ASNJE VENDIM NUK NDAL HAPJEN E KUTIVE
Deputeti Damian Gjiknuri duke replikuar me Astrit Patozi tha sot se “PD po përsërit të njëjtat argumente dhe për këtë ndjen trishtim” . Gjiknuri përsëriti se nuk ka asnjë vendim gjykate që ndalon hapjen e kutive, se PS me hapjen e kutive nuk kërkon përmbysje të rezultatit por hetim të zgjedhjeve
ORA 14:20 DY DEPUTETE TE TJERE RENDE
Dy grevsitë janë transportuar për në spital gjatë ditës së sotme për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Rreth orës 14:20 Romeo Sina pësoi gjendje të fikti dhe shtabi mjekësor i protestës vendosi dërgimin e tij me urgjencë për në spital. Sina shfaqi shenja të rënies së tensionit, marrje mendsh e më pas gjendje të fikti.
Ndërkaq më herët 50 vjecari Ramazan Ceka nga qyteti i Elbasanit u transportua me urgjencë për në Spitalin Ushatarak për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Transportimi i grevistit për në spital është kryer në prani të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili më herët ka takaur grevistët dhe është interesuar për gjendjen e tyre.
Në një prononcim për mediat, deputeti grevist i PS për qarkun e Elbasanit Agim Leka shprehet se ata janë të vendosur për t shkuar deri në fund sakrificës së tyre për votën e lirë.
“Sali Berisha të kuptojë që ne po bëjmë një sakrificë në emër të të drejtave të njeriut, në emër të një demokracie me standarde europiane. Dhe për të arritur këtë, gjëja me e thjeshtë që duhet të bëjë kryeministri i Shqipërisë është të hapë kutitë.” u shpreh Leka.
ORA 14:00 PD, PATOZI: HAPJEN E KUTIVE E NDALON KUSHTETUTA
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së deklaron se “hapja e kutive ndalohet nga Kushtetuta dhe kërkon të respektohet ndarja e pushteteve” . reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së sotme kryetarit të PS-së i cili këmbëgul se greva nuk do ndalet pa bërë transparencë të plotë të zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive.
“Hapja e kutive ndalohet nga neni 20 i Kushtetutës”- tha Patozi duke shtuar se -edhe vendimi i Gjyk.Apelit ndalon hapjen e kutive. Sipas tij vendimet janë nga dy nivelet supreme të Gjyqësorit
ORA 13:30-RAMA: NUK NDALEMI SE NUK PROTESTOJMë PëR INTERES
Para cadrave të grevistëve, Kryetari i Partisë Socialiste bëri të ditur në një komunikim me shtypin sot se protesta me grevë urie nuk do të ndalet pasi qëllimi është një kauzë e madhe dhe jo interesi.
Rama këmbënguli se opozita do ta vazhdojë protestën e saj pa u shkurajuar nga cinizmi i kujtdo qoftë. Kryetari i socialistëve theksoi se “greva nuk bëhen për pushtet, por për të garantuar transparence”.
“Ne nuk jemi në këtë protestë për interes, por për të ransformuan kauzën e madhe në reaitet. Pasi Kauza jonë është aspirate e popullit. Dhe kauza jonë është lufta e një sëmundje që ka përhapur metastazat e korrupsionit që po përmbyt përditë. Kjo është një kauzë e madhe sa aspirate jonë e madhe për shqipërinë e përbashkët, pa u luhatur nga presionet dhe nga cinizmi i kujtdoqoftë”.
Lideri i opozitës insistoi se nga ana e mirëqënies të gjitha vendet e rajonit janë më mirë se Shqipëria ndërsa kryeministri ynë flet për një vend që ka bërë zili edhe Kinën dhe Francën”.
“Ky është një pushtet i cili njësoj si në të shkuarën kur pushteti buronte nga dhuna e proletariatit i thotë popullit je i lumtur se je i pasur”, theksoi Rama.
ORA 11:35 META OPOZITA TE REFLEKTOJE. ZGJIDHJE PERMES DIALOGUT
Zv kryeministri dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm Ilir Meta ftoi sot drejtuesit e PS për më shumë përgjegjësi dhe për një zgjidhje demokratike për kapërcimin e kësaj situate përmes “dialogut”.
Meta tha se dhe shpresonte në reflektimin e drejtuesve të PS “për më shumë përgjegjësi” pasi “greva nuk ndihmon ecjen përpara të vendit,por krijon një barrikadë artificiale që nuk është në interesin e integrimit të vendit”- tha sot në një konferencë për shtyp në ambientet e ministrisë së Jashtme.
"Ky është momenti për dialog dhe zgjidhje që vijnë përmes dialogut dhe respektimit të institucioneve. Krijimi dhe konsolidimi i institucioneve është vepër dhe meritë e gjithë forcave politike, ashtu sikurse edhe magësitë e tyre", tha Meta, duke u shprehur për rivendosjen e një dialogu të shpejtë për të kaluar këtë situatë. Duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për vendin, Meta kërkoi që të gjithë të investohen në mënyrë pozitive."Vendosja e alternativave që janë bërë publike për të zgjedhur midis jetës apo vdekjes nuk i shërbejnë askujt, pasi në këtë vend të gjithë kanë zgjedhur alternativën e integrimit në Bashkimin Europian. Unë besoj se kjo është zgjedhje dhe e PS-së", tha Meta.
Ai shprehu besimin se "ekzistojnë hapësira të mjaftueshme për një zgjidhje demokratike dhe transparente, por edhe në respekt të Kushtetutës dhe parimeve të shtetit të së drejtës". Në këtë kontekst, Meta ftoi të gjithë palët që të marrin mbi vete shumë përgjegjësi, ndërsa konfirmoi vullnetin e qartë të qeverisë për dialog.
ORA 11.30: NJE QYTETAR GREVIST DERGOHET NE SPITAL. BROKAJ: DIABETIKET TE NDERPRESIN GREVEN
Në orën 11. 30 minuta një nga grevistët, qytetar nga Elbasan është dërguar me urgjencë në Spitlin Ushtarak. Mjeku Sabit Brokaj thotë se Ramazan Caka vuante nga diabeti dhe kishte rënie të glicemisë së sheqerit në gjak.
Duke përshkruar situatën e grevistëve, Brokaj tha se “gjëndja shëndetësore sot është më e rënduar dhe lidhet drejtëpërdrejtë me kohëzgjatjen e një greve jashtëzakonisht strikte”. Sipas tij momentet më kritike u manifestuan te deputetja Klodiana Spahiu, e cila një ditë më parë u shtrua në spital me komplikacione në stomak.
Brokaj tha se rekomandonte daljen nga greva të të gjithë diabetikëve, ndërsa në përgjithësi tek të gjithë grevistët vihen re shenja të uljes së tensionit. Vete kryetari i PS-se Edi Rama dhe emra të tjerë të njohur të PS vizitojnë grevistët.
ORA 10:58 GJONI: NUK LEVIZIM NGA BULEVARDI PA HAPUR KUTITE
Deputeti socialist Ilir Gjoni deklaroi për NEWS24 se opozita “nuk do të largohet nga sheshi pa arritur një zgjidhje” që ka të bëjë me transparencën e plotë të zgjedhjeve. “Jemi këtu për t’i dhënë mesazh qeverisë se jemi të vendosur për të kërkuar transparencë” tha deputeti socialist .
Gjoni tha se gjëndja e grevistëve është rënduar, sidomos të atyre që vuajnë nga diabeti. “Ekipi i mjekëve po monitorojnë situatën” – tha Gjoni duke shtuar se “është vendimi individual nëse ata duan të largohen nga greva apo të vazhdojnë” .
Deputeti socialist e cilësoi “cinike” kurajon e kryetares së Parlamentit për të vizituar mbrëmë në spitalin ushtarak deputeten socialiste Klodiana Spahiu e cila u detyrua të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve në stomak.
“Topalli të heqë dorë nga truku dhe permanenti dhe të gjejë një zgjidhje“- bëri apel Gjoni
ORA 08:30-DADE: GJENDJA E GREVISTEVE PO RENDOHET, POR MORALI I LARTE
Deputetja Socialiste Arta Dade duke informuar për gjendjen shëndetësore të grevistëve sot në mëngjes tha se ata kanë pasur probleme me tensionin dhe dhimbjet e kokës. “Problem kanë shfaqur deputetët dhe personat të cilët vuajnë nga diabeti- sqaroi Dade në një prononcim për NEWS24- dhe shtoi se gjatë ditës së sotme do të vendoset nëse këta persona do ta vazhdojnë grevën.
“Jemi të impresionuar për moralin e lartë”- vazhdoi Dade dhe konfirmoi se grevistët do të asistohen gjatë 24 orëve.
Deputetja socialiste informoi se PS e cila është në kontakt me institucionet europiane për ti shpjeguar situatën aktuale në Shqipëri, po përballet me një makineri mashtruese.
Dade tha më tej se opozita është e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës
“Ka hyrë 1/3 e grupit parlamentar, 2/3 e deputetëve janë jashtë. Ne të gjithë kemi shprehur gadishmërinë për të hyrë në grevë”
ORA 07:10 HYSI: BERISHA QENDRIM CINIK NDAJ GREVISTEVE
Deputetët e Partisë Socialiste dhe 180 mbëshetësit e saj kanë kaluar natën e katërt të grevës së urisë. Deputetja e PS, Vasilika Hysi në një intervistë për NEWS24 gjatë orëve të natës (4 maj) deklaroi se gjëndja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar. Ata kanë dhimbje koke, por janë të vendosur t'i shkojnë gjer në fund kësaj proteste.
Hysi tha se është “për të ardhur keq për qëndrimin cinik” që po mban kryeministri Berisha ndaj grevës së socialistëve.
“Më ka ardhur rëndë kur 201 persona janë në grevë urie, dhe kur kolegia jonë ishte shumë rëndë në spitalin ushtarak, qeveria dhe kryeministri diskutonin cështje që janë shumë të rëndësishme por nuk ishte momenti për të diskutuar sot. Ajo është cinizmi më i madh, tallja më e madhe që i është bërë popullit sot.”- tha deputetja PS
Ajo u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon transparencën e zgjedhjeve dhe se "ajo që bëhet sot është të gënjesh të luash me ato terma që ndërkombëtarët i pëlqejnë sic është reskeptimi i Kushtetutës, respektimi i vendimeve të gjykatave"
3 MAJ ORA: 19:41- RAMA: ASNJE VENDIM GJYKATE NUK PENGON TRANSPARENCEN
Në ditën e katërt të grevës së urisë, kryetari i socialistëve Edi Rama shpreh, përpara mbështetësve të mbledhur pranë cadrave të ngritura në bulevard, vendosmërinë e opozitës për të mos e ndalur betejën deri në përmbushjen e kauzës për transparencën e votave.
Rama e nisi fjalimin e tij këtë pasdite me mirënjohjen për deputeten Klodiana Spahiu, e cila u nis mëngjesin e sotëm për në spital për shkak të komplikacionevene stomak të ardhura nga mungesa e ushqimit.
“Sot dita për ne nisi me një barrelë pa u gdhirë, kur la kampin e grevës për të shkuar në spital deputetja Klodiana Spahiu, e cila nuk deshi të na dëgjonte dhe u fut në grevë pavarësisht një problemi të vjetër në stomakun e saj. Unë i përulem me mirënjohje Klodit” u shpreh Rama.
Kryesocialisti komentoi reagimin e sotëm të kreut të qeverisë në lidhje me aksionin e opozitës duke i bërë thirrje Berishës ti tregojë popullit vendimin e gjykatës që ndalon transparencën, që sipas Ramës nuk ekziston.
“Berisha përsëriti gënjeshtrën se transprencën e pengon vendimi i gjykatës . Tregoja popullit vendimin e gjykatës që, po mandatin tënd e ke me vendim gjykate. Vendim gjykate që ndalon transparencën nuk ka” u shpreh Rama.
Kryetari i opozitës , duke folur në kuadër të ditës së shtypit, ka akuzuar qeverinë për kontrollin e Televizionit Publik Shqiptar duke paralajmëruar pezullimin e pagimit të taksës nga ana e popullit opozitar.
“Paralajmëroj sot publikisht tutorin e TVSH, se nëse shfaqja e ulët e TVSH nuk ndërpritet, atëherë do të ndalet kontributi i cdo votuesi opozitar për të”, shtoi Rama.
(s.g/e.n/BalkanWeb)