Fule: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer në përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit

Vlerëson në Bruksel, Komisioneri i BE për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim të veēantë në Bruksel me Komisionerin e BE për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule. Në këtë takim Fule vlerësoi me nota pozitive progresin, sipas tij “të shkëlqyer” në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit, nga ana e Shqipërisë. “Ka një vlerësim tashmë që është ndarë me vendet anëtare dhe me Parlamentin Europian. Më duhet të them se është një vlerësim i mirë, i cili evidenton progresin e shkëlqyer që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit”, tha dje për mediat, Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule, pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme bënë të ditur, se ecuria e procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë si dhe vlerësimi pozitiv, që Komisioni Evropian ka dërguar në Parlamentin dhe Këshillin Evropian, ishin në qendër të takimit të veēantë dje në Bruksel mes Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta me Komisionerin për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule. Meta dhe Fule biseduan dhe mbi perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, duke u fokusuar te Konferenca e Sarajevës, e cila do të mbahet në muajin qershor. Gjithashtu u diskutua dhe mbi situatën politike në Shqipëri, ku u theksua angazhimi që duhet të kenë të gjitha palët në shërbim të integrimit evropian të Shqipërisë. Pas takimit, Fule në një prononcim për mediat bëri të ditur një diskutim shumë të mirë rreth ēështjes së vizave, ku u shpreh mes të tjerave, se “është një vlerësim i mirë, i cili evidenton progresin e shkëlqyer që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit”. Më tej, Komisioneri i BE-së Fule tha se “janë ende dy-tre ēështje, që duhet të adresohen, por mendoj se janë parakushte, të cilat, le të themi se do të përmbushen përgjatë (njëkohësisht) procesit të përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian gjatë këtij viti, për të konsideruar rekomandimet relevante të Komisionit, të cilat janë bazuar mbi këtë vlerësim shumë të mirë”. Fule u shpreh se me Metën patën një shkëmbim shumë të mirë mendimesh rreth aspektit rajonal. ”Kemi folur patjetër rreth planeve për Konferencën e Sarajevës në qershor, sepse përveē afirmimit të perspektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo Konferencë do të fokusohet midis të tjerave në aspektin rajonal”, tha Fule për mediat.
...