Marrëveshja e keqe që Ukraina e Janukoviçit nënshkroi me Rusinë
Presidenti i ri i Ukrainës ka nisur një fillim të keq në çështjet e politikave të jashtme. Javën e kaluar, Viktor Janukoviq nënshkroi një marrëveshje me Moskën, ku lejon edhe për 32 vjet të tjera qëndrimin e bazës ruse në Ukrainë. Duke vepruar kështu, presidenti i ri dha një pjesë të sovranitetit të Ukrainës. Janukoviq ndoshta mendon se ka bërë një marrëveshje të mirë. Dhe, në shkëmbim, Rusia premtoi që të ulë me 30 për qind ēmimin e gazit natyral për Ukrainën. Kjo është e rëndësishme, pasi ekonomia në Ukrainë është në vështirësi të madhe dhe politika e Kievit për subvencionimin e shitjes së brendshme të gazit, do të ndihmojë. Ngjan me një llogaritje të thjeshtë: Pse Rusisë të mos i jepet diēka që ajo tashmë e ka, në shkëmbim për diēka që Ukraina me të vërtetë ka nevojë - gazin e lirë? Për këtë, ka të paktën dy arsye. Prania e flotës, me shumë ushtarë dhe operativë të inteligjencës, e lejon Moskën që t’i bëjë presion Kievit. Sa herë që Ukraina e tejkalon Rusinë, ashtu sikurse ish-presidenti Viktor Jushcenko kur aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO, Moska përgjigjet duke sugjeruar në dezintegrimin e Ukrainës. Krime, shtëpia e flotës në Detin e Zi dhe një zonë e banuar më së shumti me popullsi ruse, është vendi me shumë gjasa për të mëdha për ndarje. Ukraina nuk do të jetë me të vërtetë e pavarur derisa të mos jetë në gjendje të vendosë në politikën e jashtme dhe prania e flotës atje i garanton se nuk do ta ketë këtë liri as për dekada të tjera. Kjo është kostoja e vërtetë e dhënies me qira të bazës. Janukoviq gjithashtu gabon në përfitimin potencial të marrëveshjes. Ka një mënyrë më të mirë për të kontrolluar faturën e gazit: Ai më mirë duhet të kërkojë për ta reduktuar kërkesën në vend, sesa të ulë koston e furnizimit. Ukraina është vendi i tretë për shpenzimin e gazit në planet. Por, përse Janukoviq zgjeroi marrëveshjen? Disa thonë që nënshkrimi i marrëveshjeve të këqija me Moskën është ajo që udhëheqësit pro-rusë bëjnë. Politika e tij e jashtme fare mirë mund të përshkruhet si balancë mes Perëndimit dhe Rusisë.
Por, ajo që duket është se presidenti i ri, thjesht, nuk po e luan mirë këtë balancë. Nisur nga rrethanat, presidenti duhet ta forconte Ukrainën, duke reduktuar varësinë e saj nga gazi i lirë, duke ndërtuar një qeveri më efektive, duke hartuar reforma dhe duke kërkuar ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për borxhin. Zgjerimi i qirasë për bazën bën të kundërtën - thellon dobësinë e Ukrainës dhe zgjat varësinë e saj mbi energjinë nga Rusia. Kjo, Janukoviqit i jep pak opsione për t’u marrë vesh me Rusinë dhe Perëndimin. është një marrëveshje e keqe për Ukrainën dhe një nisje e keqe e presidencës së tij.
Timoshenko: Ukraina nuk është në shitje/Tensionet qenë të larta brenda dhe jashtë Parlamentit ukrainas, ndërsa ligjvënësit miratuan marrëveshjen për zgjatjen e kohës së përdorimit nga marina ruse të një baze ushtarake në Krime. Bomba tymi u lëshuan në Parlament dhe foltorja u gjuajt me vezë, ndërsa mijëra protestues opozitarë demonstruan jashtë. Parlamenti ukrainas shpërtheu në kaos sot, kur ligjvënësit aprovuan një marrëveshje të diskutuar ashpër për lejimin e flotës ruse që të qëndrojë në Ukrainë deri në vitin 2042. Pati shpërthime përleshjesh dhe deputetët e opozitës hodhën vezë mbi kryetarin e Parlamentit, Litvin Volodim, i cili u detyrua të mbrohet me ēadra. Bomba tymi mbushën dhomën me një mjegull të bardhë dhe të dendur, duke shkaktuar alarm dhe duke detyruar deputetët që t’i mbulojnë fytyrat e tyre. Pavarësisht kaosit, deputetët e koalicionit të presidentit Viktor Janukoviq ratifikuan një zgjatje qëndrimi prej 25 vjetësh të flotës ruse në Detin e Zi në Krime. Kreu i Parlamentit, Litvin, njoftoi ratifikimin mes fishkëllimave dhe duartrokitjeve. “Në favor 236 vota. Vendimi aprovohet. Qetësi, ju lutem. Me 236 vota vendimi kalon”, tha Litvin. Në më pak se një orë, marrëveshja kaloi në Parlamentin rus. Marrëveshja u nënshkrua nga Janukoviq dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev, më 21 prill. Në shkëmbim, Moska u zotua ta ulë me 30 për qind cmimin që Ukraina duhet t’ia paguajë Rusisë për gazin natyral. Duke folur për një vizitë të tijën sot në Norvegji, Medvedev përshëndeti votimin e Ukrainës, duke e quajtur si një fitore të shëndoshë. "Jam shumë i lumtur për këtë. Ajo tregon triumf të shëndoshë dhe interesat strategjike të Ukrainës kanë triumfuar mbi emocionet e momentit, të cilat janë shfaqur në forma të ndryshme të zhurmshme dhe mënyra të tjera, për të treguar bindjet e dikujt", tha Medvedev.
Në Kiev, këto emocione u treguan jashtë Parlamentit gjithashtu, ku mijëra protestues të opozitës u mblodhën për të kundërshtuar qëndrimin e flotës ruse në Krime. Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, tha se vota e sotme ka hyrë si “një faqe e zezë” në historinë e Ukrainës. Duke folur në miting, ajo bëri thirrje për protesta masive të opozitës jashtë Parlamentit, më 11 maj, për zgjedhje të parakohshme dhe largimin e Janukoviqit. “Bashkimi ynë mund të sjellë një shumicë të re në Parlament dhe një president të ri në Ukrainë, jo në pesë vjet, jo në tre, madje as në dy, por relativisht shpejt”, tha Timoshenko. Ajo gjithashtu bëri thirrje për krijimin e një komiteti të posacëm, me qëllim ruajtjen e Parlamentit të Ukrainës, universitet, si dhe vendet e punës në të gjithë vendin. "Komiteti në mbrojtje të Ukrainës mund të ketë vetëm një parullë: Nuk ka ēmim në tokën e Krimesë. Ukraina nuk është për shitje. Nuk ka çmim në fushat tona strategjike të zhvillimit. Ukraina nuk është për shitje”, tha Timoshenko. Nga ana tjetër, ndjekësit e Janukoviqit mbajtën sot një tubim në Kiev, në mbështetje të marrëveshjes. Kryeministri rus, Vladimir Putin, tha se ishte i çuditur nga shkalla e kundërshtimit të opozitës, duke thënë se qeveria e mëparshme nuk e kishte kundërshtuar shtyrjen me qira të bazës. Flota ruse e Detit të Zi ka qenë me bazë në Krime, që në shekullin 18, kur mbretëronte Katerina e Madhe.
Por, kur Ukraina fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Moska ra dakord ta tërheqë flotën e saj më 2017-n.