Meta: Brenda vitit 2010, shqiptarët lëvizin të lirë dhe pa viza në vendet e BE-së

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, përsërit garancinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, pas një seance dëgjimore dje në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, u shpreh optimist se shqiptarët brenda vitit do të lëvizin pa viza në hapësirën “Shengen”. Në një prononcim telefonik për mediat nga Brukseli, Meta tha se "gjatë seancës dëgjimore, zyrtarët europianë shprehën përkrahjen për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për shqiptarët, duke pranuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për këtë proces, progres i konstatuar prej tyre gjatë vizitave të fundit në Tiranë". Lidhur me afatet konkrete për vizat, ministri Meta tha se "nuk mund të flitet për afate konkrete nga askush, pasi procesi ka tre aktorë, duke filluar nga Komisioni Europian, i cili shpresojmë që javën e ardhshme të bëjë një propozim konkret, për të vazhduar më tej me Parlamentin Europian dhe me Këshillin e Evropës. Unë besoj se këto procedura, që kanë të bëjnë me vetë funksionimin e këtyre institucioneve do të bëjnë të mundur atë që e kam thënë dhe më parë, që shqiptarët brenda vitit do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen të BE-së", theksoi ai. Duke iu referuar takimeve në Bruksel me zyrtarët europianë, Zëvendëskryeministri rikonfirmoi vullnetin e mazhorancës për bashkëpunim me opozitën dhe plotësim të kërkesave ligjore të saj. "Ne jemi shumë të hapur të bashkëpunojmë me opozitën dhe akoma më shumë jemi të hapur për të plotësuar të gjitha kërkesat legjitime të saj. Po ashtu, jemi gati për të filluar funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, që në momentin e parë që opozita do të jetë e gatshme të marrë pjesë në të, duke i garantuar asaj shumicën dhe kryesinë e tij", u shpreh Meta. Ndërsa për ēështjen e shumëdebatuar për hapjen e kutive të votimit, ministri i Jashtëm tha se "jemi të hapur të vlerësojmë ēdo opinion apo vendim që Gjykata Kushtetuese apo dhe Komisioni i Venecias do të jepnin mbi këtë ēështje, pas kërkesës së bërë nga opozita. Kjo tregon që jemi të hapur për një zgjidhje sa më demokratike, por duke mos cënuar parimin kryesor të shtetit ligjor, që janë gjykatat".
...