E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Shqipëria me rregulla të qarta për statusin, kusht 12 rekomandimet

BE ka ritheksuar se dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë do të bazohet në 12 rekomandimet e dhëna nga Komisioni Europian. Në një konferencë për shtyp në Bruksel ku u propozua dhënia e statusit kandidat për Serbinë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle tha se për Shqipërinë rregullat e lojës janë të qarta.
 

“Për Shqipërinë ka disa rekomandime kyce që janë të rëndësishsme. Ne e kemi bërë të qartë fidbekun lidhur me progresin që ka bërë Shqipëria për 12 pikat kyce. Tani ka sfida të rëndësishme që duhet të ndërtohen mbi këto rekomandime, sic janë zgjedhjet administrative, marrëdhëniet pozitë-opozitë dhe mënyra e punës në parlament për ligjet që kërkojnë një shumcië votash.
 

Sipas komisionerit Fyle dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë kërkon një gjuhë kompromisi mes palëve politike për të arritur 12 rekomandimet e KE, duke sjellë kështu një mesazh të qartë për klasën politike shqiptare që duhet të gjejë gjuhën e bashkëpunimit për integrimin e vendit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›