E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule në Serbi: Dorëzoni Mlladic, bashkëpunoni me Kosovën

BEOGRAD- Vazhdimi i reformave, bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës dhe bashkëpunimi në nivel rajonal, përfshi dhe zgjidhjen e të gjithë problemeve lidhur me Kosovën, janë objektivat kryesore për integrimin e Serbisë në BE. Kështu ka deklaruar komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fule dje në Beograd, pas takimit me kryeministrin serb Mirko Cvetkovic.
“Serbia- ka nënvizuar Fule- në lidhje më integrimin në BE, duhet të ruajë ritmin e arritur në fund të vitit të kaluar duke u zotuar që këtë vit të nisë një fazë të re për këtë proces.

Me termin “bashkëpunim I plotë me Hagën” ndërkombëtarët nënkuptojnë arrestimin dhe dorëzimin në Hagë të Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic, dy kriminelët e fundit të luftës të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kryeministri serb Cvetkovic ka nënvizuar vullnetin e Beogradit për të vazhduar procesin e reformave të nevojshme për integrimin në BE, si dhe bashkëpunimin me Hagën.

“kjo- tha ai- duhet të hapë rrugën për ratifikimin e Stabilizim Asociimit në qershor dhe miratimin për stasusin e vendit kandidat për në BE deri në fund të 2010- fillim 2011.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Fule është takuar dhe me presidentin Boris Tadic, zv kryeministrin e ngarkuar për integrimin e Serbisë në Europë Bozidar Djelic dhe ministren e financave Diana Dragutinovic.

Fule ka ndërrmarrë një vizitë në vendet e Ballkanit perëndimor. Nesër Fule pritet të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›