Vetëm me llafe nuk ngulen gozhdët
Cështja e sistemeve elektorale, prej kohësh ka tërhequr vemendjen e opinionit publik në tërë Europën Në vitet e fundit të shekullit XIX, në shumicën e vendeve të kontinentit u zhvillua një lëvizje që sa vinte e rritej në favor të sistemit proporcional, në mënyrë që parlamenti të ishte një pasqyrë besnike e aspiratave të popullit.
Në favor të kësaj lëvizjeje kundër sistemit maxhoritar shkruante atëhere edhe konstitucionalisti i njohur francez, Zhylien Laferierë, sipas të cilit: “Ajo që karakterizon sistemin maxhoritar është padyshim thjeshtësia e tij, por edhe brutaliteti dhe padrejtësia e tij. Shumica, qoftë edhe për një votë, është gjithçka. Pakica, qoftë edhe për një votë, nuk është asgjë”. Sidoqoftë, kjo nuk kishte shumë rëndësi, sistemi i censeve që e kufizonte shumë numrin e zgjedhësve, pavarësisht sistemit, nuk lejonte kurrësesi që parlamenti të ishte një pasqyrë reale e opninonit të zgjedhësve.
Megjithatë, kohë pas kohe, sidomos pas Luftës II Botërore, në të gjithë hapësirën perëndimore të Botës së Vjetër u pranua dhe u përhap sistemi zgjedhor proporcional. Dhe, prej asaj kohë e deri tani, ky sistem mban pozicionin e epërm në sistemin e zgjedhjeve parlamentare.
***
Në këtë kuadër të gjerë, sigurisht që nuk mund të mbetej mbrapa për tërë jetën edhe Shqipëria. Me vonesë vërtet, por afro dy vjet më parë u duk se, edhe ky vend, që për pothuajse dy dekadat e fundit është karakterizuar nga një përzierje e dëmshme dhe prapambetëse e koncepteve të së vjetrës me të renë, edhe në këtë fushë kërkoi të sfidojë diskurset anti – perëndimore, për të parashtruar njohjen dhe pranimin e vlerave të Bashkimit Europian.
Mirëpo, me gjithë këtë përparim në dukje, shumë shpejt u vërtetua te ne, sikurse është shprehur politologu i spikatur italian, Xhovani Sartori, se sistemi elektoral, cilido sistem, mund të bëhet “instrumenti më specifik manipulues i politikës”. Ja pra, politika e asaj që quhet maxhoranca e sotme në parlamentin shqiptar, për të trashëguar pushtetin e vet në legjislaturën e kaluar, dyshohet seriozisht që bëri ç’bëri dhe grabiti votat në zgjedhjet e vjetshme, duke mos marrë parasysh, duke vërvitur tutje, garancitë që ofronin ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që i përfaqësonte, veç të tjerash, edhe neni 138 i tij.
Tani, kur opozita politike, pas një braktisjeje disamujore të punimeve të Parlamentit në emër të një kauze për transparencë të plotë të atij procesi dhe jo për shkak të zakonit që ka përshkuar disa legjislatura rresht në vitet e Tranzicionit shqiptar, më së fundi bëri këmbë në Kuvend. Bëri këmbë që kriza politike e pranuar nga faktori ndërkombëtar dhe shqetësuese edhe për të, të mund të zgjidhej nëpërmjet dialogut parlamentar, duke u menduar se vetëm kështu do të gjendeshin pikat e konvergimit nga të dyja palët e konfliktit. Pra, të hapeshin kutitë dhe një komision parlamentar hetimi të shqyrtonte apo edhe publikonte gjithçka që përmbanin këto kuti. Pas kësaj, mund të plotësohej më shumë e më mirë legjislacioni zgjedhor për zhvillimin e proceseve të ardhshme elektorale.
***
Mirëpo, nuk ndodhi kështu. Tani, edhe premtimi miklues demagogjik që bënte lideri i maxhorancës këtu e katër muaj përpara, për t’u ngritur një komision hetimor parlamentar ad hoc nën kryesimin e opozitës dhe me shumicën e deputetëve të saj, nuk gjeti miratim në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Madje, nga përfaqësuesit e maxhorancës u propozua që komisionit të hetimit jo vetëm që nuk do t’i viheshin në dispozicion materialet që përmbajnë kutitë, por as edhe një kohë e përshtatshme për më tepër se tre muaj(?!).
Me pak fjalë, ky qëndrim të shtie në mendje atë fjalën e urtë popullore: “Ku ishim? Asgjëkundi! çfarë bëmë? Asgjësendi!”. Të kujton pra, të vetmen fjalë të urtë, kur nevojiteshin nga maxhoranca dhe qeveria e dalë prej saj plot të tilla, mjaft qëndrime të matura, të cilat i atribuohen kapërximit të situatave të tilla kritike. Kritike jo thjesht për karierën politike të disa deputetëve dhe qeveritarëve, por aktualisht të të gjithë popullit dhe në perspektivë të të gjithë vendit.
Shqetësimi për keqësimin e situatës rëndohet edhe më tepër, nëse merren parasysh kushtet specifike në të cilat ndodhemi. Fjala është për proceset integruese në Bashkimin Europian, duke filluar që me atë më të afërmin – liberalizimin e vizave në ‘Zonën Shengen’. Në këtë plan duhet kuptuar edhe deklarata e djeshme e eurodeputetes sllovene, Fajon, e cila kishte ngritur zërin ndër të parat rreth marrjes së një vendimi për liberalizimin e vizave Shqipisërisë dhe Bosnjës brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. është pikërisht ajo që dje e ngriti zërin përssëri.
Përsëri, por për t’u hapur në Shqipëri kutitë e votimit, për t’u hetuar plotësisht procesi i vjetshëm zgjedhor me transparencë të mirëfilltë. Dhe, qëndrimi apo opinioni i saj, kurrësesi nuk është i shkëputur, as i veçuar. Ajo i bashkohet më shumë se gjysmës së deputetëve të Parlamentit Europian (socialistëve, liberal – demokratëve etj), të cilët së fundmi, pardje, u bashkuan për t’i bërë në unison të plotë një apel Qeverisë sonë që të lejojë hapjen e kutive, që t’i bëhet një hetim serioz procesit të 28 qershorit të 2009 - s për zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.
Ky apel nga Strasburgu ka të njëjtën gjatësi valësh të atij që vjen prej Brukselit. Prandaj, edhe një ditë më parë Komisioneri i lartë për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Shtefan Fyle detyrohet t’u kujtojë deputetëve shqiptarë se, ai do të shpresonte që vizita e tij në Tiranë më datën 19 të këtij muaji të kishte përkuar me prologun e zgjidhjes së krizës politike që ka kapluar dhe pllakosur vendin tonë. Ndryshe, është e kuptueshme që do të pësonin një ngirje totale për ca kohë të gjitha marrëdhëniet institucionale me organizmat më të fuqishëm europianë, çka do të nënkuptonte, ndërkohë, një prapambetje edhe më të madhe, edhe më të shtyrë në kohë, se sa kjo që po përjetohet.
***
Në këto kushte, qytetarët shqiptarë e drejtojnë sot vemendjen nga salla e Parlamentit tonë, duke shpresuar edhe ata një ndryshim të qëndrimit të deputetëve të maxhorancës në seancën plenare të Kuvendit. Që këta të mos vazhdojnë të tregojnë për çështjen e ngritur të njëjtën kryeneçësi primitive, duke e bërë edhe timbrin e zërit sikur në çdo fjalë ngulin gozhdë. Sepse, vetëm me llafe nuk ngulen gozhdët, te të cilat ata kujtojnë se mund të varin edhe padrejtësisht, edhe përjetësisht pushtetin e tyre. Nëse do të vazhdohet edhe sot kështu, protestat e popullit opozitar, gjithnjë e më i shumuar, me gjasë shumë shpejt do të mbushin bulevardet dhe rrugët tona. Dhe, atëhere, ndoshta do të detyroheshim që t’i referoheshim atij postulatit latin: “Habent sua sidera lites”/”çdo çështje ndjek fatin e saj”.
(GSH/BalkanWeb)