E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule në konferencë me Berishën: Anëtarësimi varet nga progresi i Shqipërisë

Komisineri për Zgjerim, Stefan Fule

Komisineri për Zgjerim, Stefan Fule,  viziton sot Shqipërinë, për të diskutuar reformat e nisura dhe progresin për integrimin në BE.

Eurodeputeti Stefan Fyle nisi takimin e tij zyrtar në selinë rozë, ku u prit nga kreu i opozitës, Edi Rama.

Takimi Fyle-Rama ka përfunduar në orën 09:15 minuta, ndërsa menjëherë ai është nisur në kryeministri për një takim me kreun e qeverisë. Kryesocialisti ka përcjellë pas takimit personalisht zotin Fyle jashtë ambienteve të selisë rozë, ndërkohë që nuk kanë dhënë një prononcim për mediat.

Komisioneri Fyle ka nisur rreth orës 09:30 takimin me kryeministrin Berisha në selinë e kryeministrisë.

Ai shoqërohet nga ambasadori i BE-se Ettore Sequi dhe drejtori i KE për Zgjerim, Stefano Sanino, ndërkohë që në krah të kryeministrit ndodhej ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Komisioneri Fyle ka nisur rreth orës 09:30 takimin me kryeministrin Berisha në selinë e kryeministrisë. Ai shoqërohet nga ambasadori i BE-se Ettore Sequi dhe drejtori i KE për Zgjerim, Stefano Sanino, ndërkohë që në krah të kryeministrit ndodhej ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Pas këtij takimi pritet edhe konferenca e përbashkët Fyle-Berisha.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle ka deklaruar se Shqipëria i ka potencialet për të përmbushur kriteret kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Fyle theksoi se ritmi i anëtarësimit të Shqipërisë do të varet nga puna që do të bëjë  Shqipëria për të përmbushur të gjitha kriteret.

E kam thënë edhe më herët se nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit, por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj. Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të agjendës së zgjerimit, u shpreh Fyle.

Nga ana e tij kryeministri Berisha bëri me dije se me komisionerin Fyle është diskutuar për reformat si edhe zgjedhjen e presidentit të ri.

E njoha Fylen me progresin e bërë në të gjitha rrafshet: zgjedhjet, drejtësia. Duket se po shkojnë në një zë për heqjen e imuniteteve. Kemi qenë për mos prekjen e Kushtetutës, por tani pranojmë opsionet e opozitës për heqjen e imuniteteve. Diskutuam për problematikën dhe axhendën e ngjeshur të përmbushjes së 12 prioriteteve si edhe për zgjedhjen e presidentit të ri. Sigurova Fylen se e konsideroj këtë një proces, domosdoshmërisht që do kalojë me negociata, një proces që do respektojë plotësisht Kushtetutën. Ne do angazhohemi në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit. Kandidatë ka por procesi real fillon kur e thotë Kushtetuta. Diskutuam për përpjekjet që duhen bërë që fryma e bashkëpunimit të konsolidohet, që palët të vlerësojnë njëritjetrin si bashkaksionerë në këtë proces themelor për vendin, tha kryeministri Berisha.

Fule, gjatë vizitës njëditore do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Fule pritet të diskutojë gjatë këtyre takimeve reformat në kuadër të plotësimit të 12 prioriteteve të vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat.

Gjatë seancës parlamentare, Fule do të mbajë fjalim para deputetëve lidhur me çështjen e rëndësishme të integrimit në BE.

Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit me 28 prill të vitit 2009 dhe është i vetmi vend në rajon që i është refuzuar statusi për dy vite me radhë.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›