Presidenti, Idrizi: Nano profili i duhur!

Takimi u zhvillua përreth 1 orë në hotel “Rogner” në kryeqytet, teksa Nano deklaroi më pas për mediat, se gjithçka ishte në rrugën e duhur.
"Jemi në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun mes drejtuesve të politikës, jo vetëm në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit, por edhe si objektiv i përshpejtimit të reformave për integrimin e vendit”, theksoi Nano. I pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni, Nano kërkoi që strukturat shtetërore në këtë vend të mos bëjnë ndëshkime kolektive.
Nga ana e tij, Idrizi kërkoi se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të bëhet me anë të një procesi negociatash midis palëve."Ne e vlerësojmë faktin që presidenti do të jetë jo vetëm konsenusal, por duhet të ketë edhe një profil të lartë publik e politik. Ne si PDIU vlerësojmë që presidenti duhet të ketë një platformë dhe një profil të qartë publik në mënyrë që të mos zgjedhim një president anonim. Për partinë tonë, presidenti duhet ta zbatojë kushtetutën në mënyrë integrale për aspiratat e popullit për bashkim kombëtar, është proces që nuk zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ne duam president të mirëpranuar, një figurë që të jetë garant i Kushtetutës, të dije të thotë jo për ligjet që bien ndesh me proceset integruese", theksoi Idrizi.
Megjithëse nuk deklaroi hapur mbështetjen për Nanon, kreu i PDIU-së tha se partia e tij do të japë të gjithë kontributin për një proces të gjithëpranueshëm, teksa theksoi se Nano është profili i duhur për postin e Kreut të Shtetit. "Ky është një proces që nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme , pra ne donim të jepnim kontributin tonë që t'i japim Shqipërisë një president mbi palët, nje president të mirëpranuar nga të gjithë në mënyre që të jetë një figurë publike, politike e cila të jetë garant i kushtetutës, të dijë të thotë jo, kur ligjet bien ndesh me proceset integruese, apo të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjithë proceseve që Shqipëria po kalon", tha Idrizi. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Idrizi u shpreh se, "kandidatura e zotit Nano dhe dëshira jonë që të kemi proces konsensual, natyrisht që do të kaloje një proces negociatash me të gjitha forcat politike brenda mazhorancës dhe jashtë saj".
"Nano është person publik që ka goxha eksperiencë në jetën publike shqiptare , ka një platforme që po ia paraqet të gjithë publikut shqiptar dhe besoj se i përmbush këto kritere dhe ne do të japim të gjithë kontributin tonë që Presidenti i Republikës të jetë një figurë e pranuar nga të gjitha forcat politike parlamentare dhe publiku shqiptar", tha Idrizi./S.Ll/Start/
2012-05-02 13:35