Fyle sot në Tiranë

Programi i vizitës së tij parashikon takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Agjenda e takimeve do të nisë në orët e paradites, ndërkohë që pas takimit me kryeministrin Berisha komisioneri Fule do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Bëhet e ditur se Fule do të jetë i pranishëm edhe në seancën e radhës së Kuvendit, ku pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse.
Dy ditë më parë, Fyle deklaroi se tema kryesore gjatë ardhjes në Tiranë, do të jetë zgjedhja e Presidentit të ri. "Zgjedhjen e presidentit u takon ta bëjnë vetë shqiptarët. Pra, nuk do të dëgjoni nga ne të themi se çfarë bëtë saktësisht. Qëllimi ynë nuk është që të imponojmë këtë ose atë zgjidhje. Por, ajo që do të theksoj edhe në Tiranë, është se roli i presidentit në sistemin shqiptar është i rëndësishëm dhe presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve. Ai nuk është aty vetëm për të respektuar Kushtetutën, por për të shprehur gjithashtu këndvështrimet dhe shqetësimet jo vetëm të elektoratit të një partie, por të te gjithë shqiptarëve. Pra, shpresoj se të gjitha palët e interesuara dhe partitë politike do të bëjnë një marrëveshje të tillë politike, në mënyrë që presidenti i ardhshëm i Shqipërisë t'i përligjë ato që priten të bëhen edhe në këtë rast", deklaron Fyle.
Për sa i përket hapave integruese, komisioneri Fyle u shpreh se pret rezultate konkrete nga politika shqiptare, teksa theksoi se ka progres domethënës. "Nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj. Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do e quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të agjendës së zgjerimit. Harmonizimi i vullnetit politik me kriteret qe duhen zbatuar, kjo është ajo që mund t'i lejojë Shqipërisë që të kryeje një progres domethënës këtë vit”, ka theksuar Fyle.
/Start/
2012-05-03 08:08