E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, EULEX: Njësi speciale për të arrestuar të kriminelët në veri

EULEX

Misioni EULEX i Bashkimit Evropian ka deklaruar se së shpejti do të dërgojë njësitë speciale në Kosovë për të shkatërruar bandat kriminale serbe në veri.

Burime diplomatike të afërta me misionin e BE-së në Prishtinë bëjnë të ditur se rreth 300 policë, të cilët i përkasin njësiteve elitare do të fillojnë aksionin për arrestimin e kriminelëve serb të cilët veprojnë në këtë pjesë, dhe që përmes kontrabandës dhe veprave tjera penale përfitojnë miliona në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në mesin e këtyre grupeve kriminale janë edhe shqiptarë, që bashkëpunojnë me botën e krimit në veriun e Kosovës, tha diplomati perëndimor, duke paralajmëruar se një aksion i tillë do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.

Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve mitrovicas kundër sjelljeve të EULEX-it në raport me kriminelët serbë në veriun e Kosovës.

Një muaj më parë dhjetëra studentë dhe nxënës, anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Mitrovicës në bashkëpunim me Lëvizjen Koha, kanë protestuar para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me punën e këtij misioni i cili sipas tyre po i mbyll sytë para ngjarjeve makabre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Përgatiti: E. Lata

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›