E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule në takimin me Ramën: Tani presim plotësimin e 12 kushteve për statusin

Edi Rama - Stefan Fule

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel është takuar me Komisioneri për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Stefan Fule.

Në përfundim të takimit Fule Rama, zyra e shtypit të Komisonerit për Zgjerim njofton se takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve të rregullta me forcat politike shqiptare.

Ky takim u zhvillua në kontekstin e arritjes së marrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës për të punuar së bashku në reformën elektorale, rishikimin e procedurës së punës së Kuvendi dhe për hartimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Fule është shprehur i kënaqur për gatishmërinë e Partisë Socialiste për të luajtur rolin e saj në mbështetje të perspektivës së Shqipërisë për integrimin në BE.

Komisioneri ka theksuar se shpresonte që tani Ministria për Integrimin dhe Komisioni i Parlamentit Evropian të arrin marrëveshjen për plotësimin e 12 prioriteteve të listuara nga KE.

Vizita e kryesocialistit Rama, vjen vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes me Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, për nisjen e bashkëpunimeve. Gjatë kësaj vizite, mësohet se Rama është i shoqëruar nga deputetët Taulant Balla dhe Ditmir Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›