Fulham e Gladbach, pas Rrustemajt

“Fulhami edhe Monchengladbachu më kanë thënë se janë të gatshëm të më transferojnë. Do të bisedoj me Kalmarin dhe të mundohemi ta arrijmë ndonjë marrëveshje. Nuk besoj se do të shfaqet ndonjë problem”, tha sulmuesi kosovar për të përditshmen suedeze Sport Express.
“Dëshiroj ta provoj një mundësi të re, sepse e kam kaluar një kohë të gjatë në Kalmar dhe shumicën e kohës kam qëndruar në bankinë. Kam qenë i qetë, por Nanne Bergstrand nuk ma ka dhënë mundësinë. Vërtet nuk e di përse”, shtoi ai.
Rrustemaj tregon se si Fulham, ashtu edhe Gladbachu, i kanë premtuar se do t’ia japin një mundësi. Ai i sheh këto si mundësi ideale për të ardhmen.
“Dëshiroj të përfundoj në Bundesligë, ky është kampionati i duhur për mua. Unë jam i fortë fizikisht, kështu që mendoj se do më shkonte për shtati. Ndër të tjera, Gladbachu është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, kështu që do të ishte një mundësi fantastike. Mirëpo, edhe Premierliga është një kampion i jashtëzakonshëm”, përfundoi Rrustemaj.