Fulhemi shtang Mancester Junajtid, i prish festat e Krishtlindjes
Mancester Junajtid humbi shansin per te vene ne presion ekipin e Celsit, ne krye te Premier Liges, pas kapitullimit te djeshem ne fushe te Fulhemit. Kampionet ne fuqi pesuan nje nder humbjet me dramatike te pjeses se pare te ketij edicioni, teksa pesuan plot tre gola nga nje ekipi qe synon mbijetesen, per kete edicion. Te besuarit e Roi Hodgson kane qene ne forme te shkelqyer gjate gjithe ndeshjes, duke i dhene nje leksion te paster miqve, pretendente per te mbrojtur kuroren. Problemi i Junajtid ishte mbrojtja, defekt qe u pa qarte qe me fillimin e ndeshjes. Duke perfituar nga kjo ane, ekipi vendas shenoi shume shpejt goli e pare dhe me fillimin e pjeses se dyte Mancesteri e kishte te veshtire qe te ndryshonte dicka pozitivisht. Vizitoret deshtuan qe te ndalnin dyshen sulmuese te Fulhemit, me Zamora dhe Daf.
Tifozet e Fulhemit, te ekzaltuar me fitoren e papritur, nuk nguruan qe te brohorisnin ne fund: "Ne duam golin e katert!". Zamora pati rastin me te mire per t'iu plotesuar atyre deshiren, por reagoi ne menyre te mrekullueshme portieri i Djajve te Kuq, duke lene ne fuqi fitoren 3-0 te Fulhemit, ndaj Mancester Junajtid. Trajneri Aleks Ferguson kishte nxjerre kater lojtare ne mbrojtje, por ekipi i tij nuk mundi dot qe te ndalte sulmet e vendasve. Disa mungesa, si Xhoni Evanas, Xhon O' Shi, Geri Nevil, Rio Ferdinand kushtezuan Djajte, ne ndeshjen e djeshme. Uejni Runo dhe Majkell Ouen perbenin dyshen sulmuese por asnjeri prej tyre nuk arriti dot, qe te shenonte qofte edhe nje gol, ne kete ndeshje. Rezultati i djeshem i jep me shume reputacion Fulhemi, ne rrugen dhe objektivin per t'u ngjitur mes ekipeve te Premier Liges. Ne ndeshjet e tjera bie ne sy fitorja me gola te shumte, e Mancester Sitit ndaj Sanderlendit, me rezultatin, 4-3. Ndeshja u barazua dy here nga Sanderlendi, qe nuk kishte ne perberje kapitenin Lorik Cana, i s'kualifikuar, per arsye kartonesh. Mancester Siti fitoi ne fund te ndeshjes, nderkohe qe Totenhemi vertetoi ne ndeshjen e djeshme se mbetet nje skuader e forte dhe me pretendime te larta per nje vend ne "Champions". Portsmuthi me ardhjen e Grant ne stolin e skuadres ka gjetur ritmin dhe fitoi ndaj Liverpulit, duke e zhytur kete te fundit ne krize.