MASH do te permbushe dy kapituj nga pyetesori i BE-se
Pune intensive per pergjigjet e pyetesorit te BE-se, kjo ka qene kerkesa qe Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj i drejtoi stafit te tij gjate nje takimi te zhvilluar ne ministri. Tafaj ju komunikoi menyren se si MASH do te permbushe dy kapituj nga pyetesori i BE-se. "MASH do te permbushe dy kapituj nga pyetesori i BE-se. Jemi te parapergatitur per gjithcka, pasi kemi eksperiencen e meparshme te fqinjeve tane per kete pyetesor, por puna do te jete intensive dhe e bazuar ne reformat ne arsim e shkence."tha Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Ky i fundit ka vleresuar pyetesorin i cili jep mundesine per te reflektuar per te gjitha reformat e rendesishme qe jane bere deri tani ne arsim dhe shkence. "Kemi mundesine me te mire per te pasqyruar stadin ne te cilin ndodhen reformat arsimore ne Shqiperi dhe cfare ka mbetur per tu bere."-cilesoi Tafaj.
Ai theksoi se pika me e forte e Ministrise se Arsimit eshte pjesemarrja e botes akademike ne vendimmarrje. Per pergatitjen e pyetesorit do te angazhohen ekspertet me te mire te Universiteteve publike dhe private, si edhe pjesemarres nga shoqeria publike dhe private.
Gjate ketij takimi Ministri Tafaj vleresoi se ky pyetesor jep mundesine per te reflektuar per te gjitha reformat e rendesishme qe jane bere deri tani ne arsim dhe shkence.