Kanceri ne stomak, 100 raste cdo vit
Sonila Isaku
Rreth 100 te semure ne vit diagnostikohen me semundje tumorale te pakten ne Sherbimin e Gastrohepatologjise ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane. Sipas shefit te Sherbimit te Gastrohepatologjise ne QSUT, Jovan Basho, vendi yne ka probleme shume te medha te semundshmerise se traktit tretes, nderkohe qe te dhenat tregojne se kjo semundje hyn ne 5 tumoret me te shpeshta te organizmit.
Semundja
Problemet e gastro-hepatologjise, arritjet e deritanishme, por edhe ato cka pritet per te ardhmen jane prezantuar dje ne konferencen e Gastrohepatologjise. Shefi i ketij sherbimi Jovan Basho ka pohuar se numri i tumoreve ne aparatin tretes eshte duke u rritur. "Ne kemi arritur te diagnostikojme perhere e me teper tumore te aparatit tretes, si kacere te stomakut, te zorres se trashe, te pankreasit dhe kacere te melcise. Keta te semure perbejne kontingjent te rendesishem, me probleme, per shkak te struktures qe kemi ne kete moment dhe, per shkak te njohurive te popullsise per te shkuar tek mjeku specialist, ne pergjithesi diagnostikohen me vonese" ka pohuar Basho. Sipas tij, vdekshmeria nga keto semundje varet nga niveli i diagnostikimit, sepse ka raste qe diagnostikohen shpejt dhe ka rezultate te mira, nga kimioterapia dhe nderhyrjet kirurgjikale, por ka dhe raste te tjera, qe perbejne rreth 50 %, qe ne momentin kur diagnostikohen eshte teper vone. Keto deklarata u bene gjate nje konference te gastrohepatologjise, ku shefit te ketij pavijoni ne QSUT, ju dhurua nje cek prej 10 mije eurosh, nga nje firme farmaceutike, donacion ky qe do te perdoret per blerjen e pajisjeve te reja
Trajnimet
Ministri i Shendetesise Petrit Vasili edhe kete here ka kerkuar trajnimin dhe edukimin e vazhdueshem te bluzave te bardha, pasi vetem keshtu sipas tij mund te perfitohet jo vetem nje sherbim cilesor, per pacientet, por reduktohen dhe shpenzimet e teperta, te cilat miremenaxhohen vetem nga profesionistet. "Edukimi i vazhduar nuk eshte nje luks apo promovim i vazhdueshem i dijeve elitare, por eshte nevoje, domosdoshmeri per te racionalizuar sistemin, per te racionalizuar ato qe pacientet presin, por per te racionalizuar dhe shpenzimet te cilat per hir te mosdijes mjekesore shpeshhere bejne qe kosto te shumta te shperdorohen" tha Vasili. Ky i fundit, dhe njehere ka vene theksin se sherbime ne kohe dhe me kosto te ulet do te perfitojne ata qe paguajne per sistemin. "Raportet me sistemin shendetesor, me kedo qe e kerkon sherbimin e tij, jane raporte te qarta te transparences te bazuar ne kontribute. Ate cka shteti e mbron jemi te detyruar ta bejme qe te gjithe. Ate qe shteti detyron ta paguajme, do ta paguajme qe te gjithe" tha Vasili. Sipas tij, sherbim pa pagesa apo me kosto te ulet perfitojne femijet, te varfrit, dhe ata qe paguajne sigurime shendetesore.
Kualifikimet
Qe nje sistem shendetesor te jete funksional ai duhet te kete, mjek te trajnuar, kualifikuar dhe specializuar, duke nenkuptuar qe ai qe nuk i ploteson keto kritere do te largohet nga vendi i punes. Paralajmerimet kreu i Shendetesise i ka bere per te disaten here dhe pritet te behen realitet
Semundshmeria
Per semundjet e stomakut, sipas tij, ne pergjithesi ndikojne ushqimet proteinike, te ndenjura per nje kohe te gjate ne kushte frigoriferike, pra ushqimet qe jane jo te fresketa. Patologjite e traktit tretes kushtezohen nga ana gjenetike, ndersa faktoret e mjedisit te jashtem jane ata qe pershpejtojne, nxisin shfaqjen e nje patologjie