Tafaj: Te verbrit arsimim deri ne universitet
Personat me aftesi te kufizuara ne shikim do te kene mundesi te arsimohen deri ne universitet me ane te programeve te vecanta per ta. Ky ka qene nje nga premtimet e bera nga Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj gjate vizites ne institutin arsimor te personave me aftesi te kufizuar. Jane 63 femije qe mesojne ne shkollen e te verberve ne kryeqytetet, kane marre si dhurate per festat e fundvitit premtimin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj, per ndihme te vazhdueshme per arsimimin e tyre edhe ne nivele universitare. I ftuar ne aktivitetin e organizuar prej ketyre femijeve ne shkollen e tyre Ministri i Arsimit ka premtuar se kjo kategori do te kene vemendjen maksimale te qeverise per tu arsimuar. "Ministria e Arsimit ka shpallur tashme prioritetet e saj, dhe ju jeni nje nder keto prioritete. Per te gjithe ju do te sigurohet arsimim deri ne universitet ne menyre qe ju te jeni te barabarte, ashtu sikurse te gjithe femijet e tjere" ka pohuar Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaja gjate fjales se tij. Po ashtu ministri Tafaj siguroi edhe prinderit e ketyre femijeve se do te kene mbeshtetjen e dikasterit qe ai drejton. Te 63 femijet qe studiojne ne shkollen 9 vjecare per te verbrit, jane nga mosha 8 deri ne 18 vjec, 31 prej tyre kane 10 per qind te shikimit ndersa pjesa nuk shikojne fare. Instituti i te verberve ka zhvilluar aktivitete me femijet me rastin e festave te Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri.
Mbeshtetja
Ministria e Arsimit dhe Shkences do te jape mbeshtetje per femijet me aftesi te kufizuara. Nje nder keto kategori perfituese do te jene edhe femijet qe nuk shikojne te cileve u eshte garantuar arsimim dhe pajisje mesimore deri ne universitet