E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Siti shkarkon trajnerin Hjuxh

Pas fitores se djeshme me Sanderlendin, Mancester Siti deklaroi shkarkimin e trajnerit, Mark Hjuxh nga drejtimi i skuadres. Roberto Mancini eshte emri me i lakuar per te zene vendin e tij, por ende nuk eshte zyrtarizuar nga drejtuesit e Mancesterit. Humbja e fundit, e pesuar me ekipin e Totenhemin, ne mesjave, duket se ka ndikuar qe drejtuesit e kesaj skuadre te merrnin ne fund vendimin ekstrem, per shkarkimin e trajnerit te njohur. Sheiku Mansor foli i shqetesuar me lojen e skuadres, pas humbjes se dyte te ketij sezoni. Drejtuesit e Mancester Siti deshirojne qe skuadra e tyre te preke nje nga kater vendet e para ne Premier Lige, per t'u kualifikuar ne "Champions". Premier Lige do te nderpritet per Krishtlindje, nderkohe qe edhe pse me nje humbje, trajneri Sanderlendit Brus foli i kenaqur pas ndeshjes se djeshme me Mancester Sitin, ndryshe nga ky i fundit qe zgjodhi te shkarkoje drejtuesin e ekipit, pas nje fitoreje. Hjuxh eshte trajneri i katert qe largohet ne tre vitet e fundit nga Mancester Siti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›