E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrembehet 5 vjece, sot nuk di identitetin e vertete te saj

Nje takim i pare, me nje rrjedhe te vrullshme dhe audience te larte e cila me besnikeri na shoqeroi deri ne oret e para te se shtunes. Rasti I nje vajze te vogel e cila eshte larguar ne moshen 5 vjecare nga Shqiperia drejt nje vendi te huaj, Itali do te trokiste ne dyert e emisionit "njerez te Humbur" per te kerkuar rrenjet e saj. Pergjate nje e-maili te derguar redaksise se emisionit, Margarita do te rrefente historine e jetes se saj duke kerkuar njekohesisht ndihme drejtueses se emisionit Aida Shtino per te gjetur prinderit e saj biologjike. Historia e saj do ta kishte zanafillen ne moshen 5 vjecare, nje jete e kaluar me veshtiresi te madhe dhe me dhimbje te pashtershme. Por asgje nuk dihet se si ajo eshte larguar nga Shqiperia per te mberritur ne Itali. Vajza pohon vetem se eshte marre nga nje cift italian Franko Morena dhe Xhuljana Lakuntana, te cilet gjate gjithe kohes e kane keqtrajtuar vajzen dhe asnjehere nuk ja kane bere dokumentet. Vajza per pak kohe eshte marre nga disa murgesha dhe me pas eshte cuar serish ne kete familje. Vite me vone, Margarita ka mesuar se ajo ishte rrembyer dhe sjelle ne Itali nga persona dhe rrethana ende te panjohura.
Sipas disa te dhenave mendohet se Margarita eshte me origjine nga Shkodra. Prinderit e saj biologjike quhen Skender Vrakaj i cili mund te jetoje ne Maqedoni, ndersa nena e saj quhet Alma Vrakaj dhe eshte larguar nga jeta mbasi ka lindur vajzen. Por, nga ajo qe eshte mesuar mendohet se Margarita mund te kete dhe tre vellezer te cilet quhen Valmir, Ferdinand dhe Eduart Vrakaj. Te gjitha keto te dhena, Margarita do ti pohonte dhe gjate nje lidhje direkte telefonike nga shteti italian, duke shprehur deshiren e madhe per te gjetur familjen e saj sa me pare, per te shpetuar ndaj vuajtjeve qe ajo vazhdon te perjetoje. Nga interesimet e stafit te "Njerez te humbur", i vetmi person ne gjithe territorin shqiptar i cili mban emrin Skender Vrakaj eshte nga qyteti i Beratit dhe nuk ka te beje fare me Margariten.
Por, e vendosur te gjeje prinderit e saj te cilet e kane sjelle ne jete, Margarita interesohet dhe ne Konsullaten Shqiptare, te cilet i japin te dhenat e mesiperme dhe asgje me teper se nga eshte marre vajza. Gjate ketyre koheve ajo po interesohet te nxjerre pasaporte por nuk mund ta kete nje te tille as ne shtetin italian dhe as ate shqiptar. Ne Itali ajo eshte pa leje qendrimi te rregullt pasi prinderit te cilet u kujdesen per te nuk i dhane kurre mundesine te ishte nje shtetase italiane. "Ne Shqiperi nuk vij dot, pasi une nuk di se kush eshte ne te vertete familja ime, ku ndodhen dhe ku duhet te drejtohem per te zbuluar rrenjet e mia...", shprehet gjysme e perlotur Margarita gjate transmetimit. Kjo ka bere qe hija e dyshimit te mbuloje komplet historine e vajzes. Vetvetiu lind pyetja: nga i ka siguruar Konsullata shqiptare ne Milano informacionet rreth identitetit te Margarites dhe familjes se saj? A eshte me te vertete emri i saj Margarita dhe a eshte ajo prestare e fisit Vrakaj dhe fshatit me te njejtin emer ne Shkoder? Gjate kerkimeve eshte zbuluar se fshati Vrake perbehet ne teresi nga pakice kombetare malazeze duke qene se dhe pozita gjeografike e ketij fshati eshte ne afersi te Malit te Zi. Pervec kesaj eshte marre vesh se ne ate fshat nuk ka asnje familje me mbiemrin Vrakaj.
Menjehere pas prezantimit te historise informacione te shumta do te vinin rreth origjines se Margarita Vrakaj, duke i fokusuar kerkimet e gazetareve ne Shkoder. Nga te dhenat e mbledhura mendohet se mbase familja e vajzes kane jetuar deri ne vitin 1991 ne fshatin Vrakaj te Shkodres, vit ky qe shenon dhe largimin e Margarites.
Te tjera te dhena rreth historise se Margarita Vrakaj do te percillen dhe te premten e ardhshme, vetem fale emisionit "Njerez te Humbur" nen drejtimin e Aida Shtinos.

Klajdona Velaj, vendndodhja e fshehur pas nje telefoni grek
Vetem disa dite kane kaluar nga telefonata e fundit me te atin, por enigma ka lene mbrapa shume pyetje pa pergjigje. Klajdona Velaj, qe nga data 30 tetor 2009 figuron e larguar nga shtepia. Ngjarja nis e merr forme ne nje shtepi te fshatit Qarr te Fierit, ku 19-vjecarja Klajdona do te largohej ne menyre misterioze duke lene pas babain dhe nenes e saj. E gjithe historia do te niste para nje viti, nje celular I te atit I lene perditshmerisht ne shtepi do te ishte rruga e komunikimit me personat te cilet do ta largonin ate nga prinderit e saj. Do te ishte data 30 tetor 2009 rreth ores 05:30 kur babai i Klajdones, Musai ngrihet nga gjumi dhe konstaton se e bija nuk ishte ne shtepi. Mbasi zgjon dhe gruan kontrollojne por nuk e gjejne.
Mbasi presin dy dite se mos vajza kthehej Musai ben denoncimin ne Policine e Fierit. Sipas tyre, vajza kur eshte larguar ka patur veshur nje pale pantallona xhins ngjyre blu, nje bluze kafe, nje xhakavento xhins blu, kepuce te bardha si dhe nje cante te bardhe. Nderkohe qe vajza kishte marre dhe karten e identitetit si dhe tre cope fotografi per dokumente. Nje histori e veshur me petkun e misterit, per te cilen nuk dihet asgje, thjesht nje telefonate e realizua me motren e saj ne Greqi me date 4 nentor 2009, duke I pohuar ekzistencen e saj ne kete shtet. Klajdona i ka thene te motres se ndodhej me nje djale nga Fieri ne Greqi dhe se nuk e dinte si quhej.
Nga i njejti numer telefoni me daten 7 nentor ajo merr te atin por dhe ketij nuk i tregon asgje per vendin ku ndodhej dhe emrin e personit me te cilin ishte. Pas kesaj telefonate celulari eshte mbyllur dhe rezulton akoma i tille. Pikerisht, numrat e telefonit te mundesuara nga tabulatet telefonike i perkasin Greqise dhe njera Shqiperise, duke "ngaterruar" vendndodhjen e vertete te Klajdones.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›