E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Bankat të gatshme të japin kredi për biznesin

Bankat janë të gatshme për të dhënë kredi por biznesi duhet të jetë transparent me procedurat. Kreu i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e bëri këtë apel në konferencën me temë “Sistemi Bankar i Shëndetshëm”.

Sipas Guvernatorit të Bankës qëndrore është shumë e rëndësishme që të krijohen marrëdhënie të qarta biznes -banka. Githashtu Fullani kërkoi bashkëpunim të sistemit bankar dhe me institucionet qeveritare.
 

Rritja e kredive të këqija sipas guvernatorit Fullani kërkon që të rritet që të realizohet sekuestrimi në çdo mënyrë i pasurive që janë lënë peng për kreditë.
 

Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankve ofroi disa zgjidhje për ekzekutimin e kolateralit. Sipas tij, është e rëndësishme që të liberalizohen tarifat që përmbaruesit privat që aplikojnë në rastin e e sekuestrimit të një prone, duke e nxitur atë që të çojë deri në fund procesin si dhe pasuritë e lëna peng të ofrohen me vlerën e tregut.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›