Gjermani, pesë të vrarë gjatë pengmarrjes

Të paktën 5 persona janë vrarë sot në qytetin gjerman Karlsrue, pasi një burrë i armatosur në banesën e tij kishte marrë pengje, që me siguri kishin qenë njerëz nga agjencia e shpërnguljeve.
Sipas njoftimeve të fundit të policisë vendase, mes viktimave mund të jetë edhe pengmarrësi.
"Mund të jenë dy ose tre pengje Karlsruhe, të gjithë burra", tha në momentin e parë të ngjarjes shefi i policisë lokale Joergen Schoefer. Mes pengjeve nuk ka asnjë fëmijë.
"Hapja e zjarrit ndodhi kur përmbaruesit u përpoqën që të largonin nga apartamenti banorët të cilët nuk kishin paguar qiranë. Në këtë moment një burrë hapi zjarr dhe mori peng disa persona", tha zyrtari i policisë.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e tjera mbi të cilat është zhvilluar ngjarja e rëndë.