E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Edukimi financiar i rrezikshëm nëse s`ka njohuri

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e ka cilësuar edukimin financiar si një mënyrë shumë të rëndësishme për individin dhe ekonominë e një vendi.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, Fullani ka theksuar një sërë hapash të cilat duhet të ndërmarren për edukimin financiar ndërsa ka theksuar se duhet të krijohet akses i barabartë për të gjithë pasi financat janë të rrezikshme kur nuk zotërohen njohuri për to.

“Financat dhe edukimi financiar shkojnë paralel me njëra- tjetrën. Duhet të krijojmë akses të barabartë ndaj të gjithëve, pasi financat janë të rrezikshme kur nuk zotërohen njohuri për to”- theksoi Fullani.
 

Fullani ka theksuar gjithashtu se mirëqënia financiare e individëve është në përpjestim të drejtë me zhvillimin ekonomik të vendit ndërsa ka shtuar se njerëzit financiarisht mirë ndikojnë në rritjen e potencialit bankar me anë të depozitave të tyre.
 

Sipas tij, BSH i ka kushtuar kujdes konstant edukimit financiar të publikut. “Axhenda jonë ka përfshirë grupmosha të ndryshme. Mirëqënia financiare e individëve është e lidhur me progresin ekonomik të vendit. Ekonomia është e fortë kur shtohen vendet e punës. Kontrolli i inflacionit është i pamundur në një shoqëri që vuan nga analfabetizmi financiar, ose ka kulturë të cunguar financiare”- tha Fullani.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›