Fullani: Ekonomia, rritje pozitive gjatë vitit 2009
Inflacioni arriti në 3.5 për qind vitin e kaluar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në analizën e 6-mujorit të dytë të vitit 2009 ka deklaruar se ekonomia ka pasur rritje pozitive gjatë këtij viti. Ai ka theksuar se norma e bazë e interesit mbetet e pandryshuar, 5.25 për qind. Guvernatori Fullani pohoi se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë ekonomik, por masat stimuluese rezultuan të suksesshme. Viti që lamë pas ishte i vështirë në ekonomi. Por ne përballuam me sukses krizën. Masat stimuluese që
morëm rezultuan të suksesshme, u shpreh kreu i BSH-së. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, tha se kriza ekonomike la gjurmë në zhvillimin ekonomik, por rritja ekonomike ka qenë pozitive. Sipas guvernatorit Fullani, investimet publike kanë shënuar rënie, ndërsa investimet private janë tkurrur. Fullani nënvizoi se importet e eksportet kanë rënë. Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë tha se inflacioni ka tendencë rritëse, ndërkohë që në muajin nëntor ishte 3 për qind. Fullani pohoi se defiçiti buxhetor është 65 miliardë lekë. Ai pohoi se Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare të kujdesshme. Fullani theksoi se BSH mirëpret lëvizjet në buxhet. Korrektimet në buxhet janë në linjë me kërkesat e BSH-së. Mendoj se lëvizja në buxhet është në kohën e duhur dhe shenjë e fortë ndërgjegjësimi që do i vlejë politikave të kujdesshme në të ardhmen, shtoi ai. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani në analizën e 6-mujorit të dytë të vitit 2009-të ka deklaruar se ekonomia ka pasur rritje pozitive gjatë 2009-ës. Guvernatori i BSH-së, tha se kriza ekonomike la gjurmë në zhvillimin ekonomik, por rritja ekonomike ka qenë pozitive. Guvernatori Fullani theksoi se Banka e Shqipërisë përballoi me sukses situatën e krizës, ndërsa masat stimuluese rezultuan të suksesshme. Kreu i BSH theksoi se gjatë 9 muajve të parë të vitit të kaluar u shënua një rritje ekonomike pozitive, por ritmi i rritjes është karakterizuar nga një ngadalësim progresiv. Sipas guvernatorit të BSH, investimet publike kanë shënuar rënie, ndërsa investimet private janë tkurrur. Ndërsa nënvizoi se importet e eksportet kanë rënë. Fullani: Përmbytjet ndikuan në buxhetPërmbytjet në verilindje të vendit pritet të ndikojnë negativisht jo vetëm në presionin ndaj buxhetit të shtetit, duke shtruar nevojën e ndryshimit të tij, por edhe në rritjen e çmimeve që do të sjellë mungesa e produkteve ushqimore në treg. Prodhimi bujqësorë në Shkodër përbën një pjesë të rëndësishme të tregut vendas, ndaj dëmtimi i të mbjellave pritet të shoqërohet me një ofertë të ulët. Njëkohësisht ky institucion mbështet nismën e qeverisë për të marrë kredi në tregun ndërkombëtarë, pasi sipas tij ekonomia ka nevojë për para. Banka e Shqipërisë gjykon se qeveria duhet të nxitojë për të marrë këtë hua dhe për tia injektuar ekonomisë në kohën e duhur, mbi të gjitha kjo masë do të rregullojë bilancet, u shpreh Fullani. Ministria e Financave ka dalë në tregun ndërkombëtarë për të marrë 300 milion euro kredi, një masë kjo e cila do të ndikojë pozitivisht në ekonomi. Në fjalën e tij guvernatori u ndal edhe në shqetësimin e institucionit që ai drejton, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë politikat e duhura për të reduktuar defiçitin buxhetorë, si një kusht për stabilitetin makroekonomik. Por pozitivja sipas kreut të Bankës së Shqipërisë ngelen prioritet e bankave të nivelit të dytë, të cilat sipas tij po punojnë ende me kujdes për tu ruajtur nga ndonjë prekje e mundshme e pasoja që ka lënë pas kriza financiare. Në përfundim të fjalës së tij kreu i BSH, theksoi se institucionet shtetërore duhet të bëjnë akoma kujdes me politikat fiskale. Taulant Halili
Last Updated on E Merkure, 27 Janar 2010 22:50