E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana e Vlorës bllokon 15 maune

Në sheshin e portit të qytetit të Vlorës ka disa ditë që rreth 15 maune transporti të ngarkuara me lëndë të parë prodhimi nuk lëvizin nga vendi sepse nuk i lejon dogana. Shkak i moslejimit të këtyre makinave të lëvizin nga vendi është fakti se firma pronare e këtyre mauneve ka paguar vetëm 60 për qind të shumës që i detyrohet doganës për mallin që ka sjellë. Materiali i ngarkuar në këto maune është lëndë e parë për dy fabrika ku janë të punësuar rreth 200 punëtore që

 prej shumë ditësh janë lënë pa punë dhe pa të ardhura. Ndërkohë që pronarët e firmës pohojnë se është paguar shuma prej 600 milionë lekësh nga 1 miliardë që duhet të paguhet, për rreth 600 ton mall që gjendet e ngarkuar në maunet e ndodhura në sheshin e portit, nga ane drejtuesve të doganës është e vështirë të marrësh një informacion për çka ndodh në këtë konflikt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›