E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikalimi i Durrësit, 24 milionë euro hua Fondit Saudit për Zhvillim

Miratohet marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për marrjen e huas prej 24 milionë eurosh, për ndërtimin e mbikalimit të Durrësit.Komisioni Parlamentar i Ekonominë dhe Financave miratoi marrëveshjen e huas prej 24 milionë euro, akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit Ndërtimi i rrugës së mbikalimit të Durrësit. Projekti është i ndarë në dy faza dhe përfshin mbikalimin e Shkozetit. Kredia ka afat shlyerje 25 vjet,

 me interes 2 për qind. Gjatë miratimit në komision nuk pati debate për shkak të mungesës së opozitës. Për herë të parë marrëveshja është miratuar nga qeveria në 2 tetor të vitit të shkuar. Drejtori ekzekutiv i borxhit në Ministrinë e Financave, u shpreh para anëtarëve të komisionit se qeveria komisioni duhet të miratonte këtë marrëveshje, në mënyrë që të fillojnë sa më shpejt punimet, për ndërtimin e këtij mbikalimi. I rëndësishëm është fakti i fillimit të punimeve në të njëjtën kohë si për trasenë e trupit të rrugës së mbikalimit të Durrësit, ashtu edhe të mbikalimit të Shkozetit e të kolektorit të ujërave, për të bërë të mundur përditësimin e trupit të rrugës me mbikalimin në zonën e Shkozetit, tha drejtori i Borxhit në Ministri të Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›