E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, projektligj për shpëtimin e euros

Qeveria gjermane do të paraqesë sot një projektligj, me të cilin synohet shpëtimi i euros, për të cilën u vendos në samitin e BE-së në korrik.

Fondi ndër të tjera do të marrë më shumë para për mbështetjen e vendeve të eurozonës në gjendjen të vështirë financiare.

Pjesa gjermane në garancitë e ofruara nga fondi do të rritet nga aktualisht 123 miliardë në 211 miliardë euro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të informojë kryetarët e grupeve parlamentare pas takimit të kabinetit.

E kontestuar mbetet se në ç`formë do të përfshihet në vendimet financiare të fondit të shpëtimit parlamenti federal gjerman

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›