E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani Objektivi zvogelimi i borxhit publik

Ekonomia shqiptare po vazhdon të ecë me rritje rritje edhe gjatë 3 muajve të parë të vitit 2011. Guvernatori i BSH, Fullani në konferencë për shtyp, ka deklaruar sot se ekonomia për vitin 2011, shënoi një rritje me 5.4 %. Këtë deklaratë Fullani e bëri pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, të Bankës së Shqipërisë, i cili miratoi raportin e 3 mujorit të politikës monetare për vitin 2011. Në këtë mbledhje BSH vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e lënë atë në 5.5%. Fullani deklaroi sot se performanca e ekonomisë është pozitive dhe se rezulton me rritje.

Sipas tij rritja ekonomike nga kërkesa e brendshme, ndonëse ecuria e konsumit mbetet e ngadaltë. Fullani tha se presionet inflacioniste janë nën kontroll. Ndërsa shtoi se eksportet përmirësuan deficitet. “Aktiviteti ekonomik ka tendencë përmirësuese. Por Objektivi ynë mbetet zvogëlimi i borxhit publik. Rritja ekonomike 5.4% në 3 muajt e parë 2011. Kontribut pozitiv në këtë drejtim kanë dhënë investimet private në 2011 si dhe shkëmbimet tregtare në rritje”, tha Fullani.

Sipas tij inflacioni gjatë muajit mars shënoi 4.3%, si pasojë e rritjes së çmimeve. Ndërsa duke ju referuar tregut bankr, Fullani tha se në këtë periudhë, zhvillimet në kredi paraqiten të ngadalta, ndonëse ka shenja pozitive për gjallërimin e kredisë. “Banka e Shqipërisë mbështet iniciativën e bankave për rritjen e kreditimit”.,tha Fullani. Ndërsa tha se zhvlerësimi i lekut në masën 1% paraqitet brenda parametrave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›