E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Spanja i kërkuari për kalim të paligjshëm të kufirit

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar dje nga Spanja drejt vendit tonë.

Agim Sufa 40 vjeç është ekstraduar nga Madridi pasi ishte dënuar me burg për veprën penale të "Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllim fitimi, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal".
 

Arrestimi i tij u bë më datën 13.05.2010 falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madridin.
 

Ndërkohë në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas 40-vjeçari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›