Samiti- Sejdiu : Ftesa për Shqipërinë, pozitive për Kosovën.
" Procesin e NATO-s e shikojmë dhe e vlerësojmë si një ndihmë të drejtëpërdrejtë edhe për vetë Kosovën, sepse praktikisht gati mbetemi pika e fundit e kësaj pjese të Evropës Juglindore."- kështu është shprehur presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu pas marrjes së ftesës nga Shqipëria. Kjo do të nxitë por edhe do të përshpejtojë hapin për integrim, theksoi Sejdiu dhe uroi Shqipërinë për këtë proces të mbarë drejt anëtarësimit.