Vorë- Policia arreston 7 anëtarë të shoqatës së dëmshpërblimeve
Janë shoqëruar përnë polici 7 anëtarë të shoqatës për konpensim të gërdecit emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.Ata janë shoqëruar për në polici që në orët e para të mëngjesit dhe sikurse kanë pohuar janë keqtrajtuar nga forcat e rendit. Deri tani nuk janë konfirmuar emrat e anëtarëve të shoqatës që janë shoqëruar në polici dhe as motivet e arrestimit të tyre. Lajmi ëshë konfirmuar nga avokati i kësaj shoqate Bledar Skënderi, sipas të cilit shtatë të arrestuarit ishin përfaqësues të familjeve të Gërdecit të cilët tashmë ndodhen në komisariatin e kombinatit.