E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia braktis samitin e NATO-s

Maqedonia ka braktisur sallen e samitit te NATO-s, pas refuzimit te fteses. Ka qene Greqia shkaku kryesor i mos marrjes se fteses nga ky vend, pas konflikteve per emrin. Ora 01:00Zyrtarizohen ftesat. Shqipëria dhe Kroacia kanë marrë zyrtarisht ftesën për në NATO. Ka nisur ceremonia për dy vendet që do marrin ftesën. Fillimisht e ka marrë fjalën e mbajtur presidenti amerikan Xhorxh W Bush dhe më pas presidenti i vendit tonë Bamir Topi dhe kryeministrit Berisha. "Shqipëria dhe Kroacia janë të përgatitura për anëtarësim në NATO. Këto dy vende do të jenë të afta të përballojnë reformat."- ka deklaruar Bush në samit, duke theksuar se Aleanca do të vazhdojë bisedimet edhe për Maqedoninë në mënyrë që edhe ky shtet të marrë ftesën.

Bamir Topi ndër të tjera tha: "Jam shumë i nderuar që sot populli shqiptar shkëputet nga e kaluara. Shqipëria ndodhet në rrugën e pakthyeshme për reforma, të tilla si krimi i organizuar, reforma në drejtësi, reforma e forcave politike në vend dhe vetë popullit shqiptar. Shqipëria është e gatshme të behet pjese e politikave të aleancës. Shtrirja e NATO-s brenda Ballkanit ndihmon në demokratizimin e vendeve ballkanike. Shqipëria do të mbështesë integrimin e Kosovës si dhe të Malit të Zi dhe Maqedonisë".  Sipas tij hyrja ne NATO do te rrise investimet dhe sigurine ne Ballkan.Ora 11:00

Sapo ka nisur punimet samiti në Bukuresht. Ka hapur samitin, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Whithers. Ai ka folur për Shqipërinë dhe ftesën e saj për në NATO. “Me dhënien e kësaj ftese, Shqipëria shënon fillimin e një pragu të rëndësishëm, por kjo ftesë nuk duhet të shikohet si fundi i një procesi por fillimin e një faze të re për Shqipërinë”.   Flet Jap De Hoop Schefer, sekretar i përgjithshëm i NATO-sSchefer ka dhene nje konference per shtyp perpara gazetareve ku ka deklaruar nder te tjera se ftesa e Maqedonise per ne NATO do te shtyhet, pasi nuk mund te behet asgje pa u zgjidhur ceshtja e emrit. Ai ka thene se jane vetem dy vende qe kane marre ftesen,  Shqiperia dhe Kroacia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›