Fullani: Janë rritur kreditë me probleme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u shpreh se janë rritur kreditë me probleme. Megjithatë Fullani i bëri thirrje bankave që të vazhdojnë kreditimin e klientëve të besueshëm dhe mundësisht kjo të realizohet në monedhën vendase.
Ndikimi krizës financiare në sitemin tonë bankar duhet të shërbej si një mësim në të ardhmen dhe për këtë duhet të kryhet një proces rivlerësimi i objektivave. Në këtë mënyrë ne do të punojmë së bashku për të siguruar një treg financiar të balancuar.