“Vodafone Duo”, oferta e re
Një zgjidhje tepër e veçantë për dhuratë ju pret në të gjitha dyqanet e “Vodafone”. Këto ditë festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ju mund t’i gëzoni njerëzit tuaj të dashur me një dhuratë vërtet të veçantë – paketa “Vodafone Duo”. Kjo paketë e veçantë ju ofron një set prej dy aparatesh celularë të prodhuar ekskluzivisht për “Vodafone”, si dhe dy paketa komunikimi me parapagesë. E gjithë paketa përfshihet në një kosto të vetme që nuk mund të sfidohet. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë masive prej 1000 minutash, 100 SMS dhe 100 MMS për me numrin tjetër të paketës për çdo muaj, dhe kjo, për plot një vit prej momentit fillestar të aktivizimit. “Vodafone Duo” përbën një zgjidhje tepër të zgjuar të komunikimit me parapagesë dhe klientët kanë mundësinë të zgjedhin mes planeve tarifore “Vodafone Card” dhe “Vodafone Club”. Veç kësaj ekziston mundësia për të përzgjedhur llojin e aparateve të paketës për t’iu përshtatur buxhetit dhe preferencës së gjithkujt. Klientët mund të blejnë paketën me setin e dy aparateve shumëngjyrëshe “Vodafone 227” për vetëm 9990 lekë (me TVSH) ose paketën me setin e aparateve “Vodafone 228” për vetëm 15.800 ALL (me TVSH). Të dy numrat e paketës do të kenë edhe një kredit fillestar prej 400 ose 500 lekësh në varësi të planit tarifor “Club” ose “Card”. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 14 janar 2010 dhe mos harroni se numri i paketave është i kufizuar. Dyqanet “Vodafone” ju mirëpresin që të përzgjidhni dhuratën unike që do blini për të dashurit tuaj për këto ditë festive.