Gajtner: 2010, viti i kthesës ekonomike

Ekonomistët parashikojnë se 2010 do të jetë një vit më i mirë se 2009 për financat globale. Por ata thonë gjithashtu se rimëkëmbja ekonomike mbetet delikate dhe nuk do të udhëhiqet nga vendet kryesore të industrializuara të botës. Zyrtarët e ngarkuar për hartimin e politikave ekonomike duhet të vendosin afate për t'i dhënë fund mbështetjes së tanishme qeveritare për sektorin bankar që nuk ka qënë kurrë më e madhe e që mund të çojë në inflacion.
Ekonomia globale pritet të ketë shënuar një farë rënie në 2009, pas 5% rritje në 2007 dhe 3% në 2008. Papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 10% në Shtetet e Bashkuara, 9% në Evropë dhe rreth 6% në Japoni. Por sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, thotë se kthesa po afrohet.