E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora dhe temperaturat e ulëta përfshijnë Kosovën

Reshjet e dëborës kanë përfshirë që nga dita e djeshme gjithë Kosovën duke shkaktuar një rënie të temperaturave, të cilat gjatë fundjavës pritet të arrijnë deri në -10 gradë Celsius.
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacioneve njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, dhe se ekipet janë në terren 24 orë me makineritë e nevojshme.
Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare janë të kalueshme dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura që trafiku të zhvillohet pandërprerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›