Fullani-Jeremiç, koordinojnë politikat për integrimin
Bankës Kombëtare të Serbisë zhvilloi në Tiranë. Guvernatorët bënë një ekspoze të zhvillimeve më të fundit makroekonomike në vendet përkatëse, duke u fokusuar në sfidat që këto banka qendrore kanë në drejtim të stabilitetit financiar dhe integrimit evropian.
Burime zyrtare nga Banka e Shqipërisë bënë të ditur se një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit midis guvernatorëve ishte dhe thellimi i bashkëpunimit, ku aktualisht midis dy bankave është duke u zbatuar marrëveshja e bashkëpunimit teknik të nënshkruar gjatë vitit të kaluar, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme të bankingut qendror. Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, Radovan Jelai? zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ndërkohë në qendër të diskutimeve në takimin e zhvilluar midis dy guvernatorëve, ka qenë stabiliteti financiar i rajonit, ku është theksuar se bashkërendimi i politikave të ndryshme makroekonomike do të ndihmonte më shumë në integrimin rajonal dhe atë evropian. Në këtë kuadër, guvernatorët bënë një ekspoze të zhvillimeve më të fundit makroekonomike në vendet përkatëse, duke u fokusuar në sfidat që këto banka qendrore kanë në drejtim të stabilitetit financiar dhe integrimit evropian.
Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit midis guvernatorëve ishte dhe thellimi i bashkëpunimit, ku aktualisht midis dy bankave është duke u zbatuar marrëveshja e bashkëpunimit teknik të nënshkruar gjatë vitit të kaluar, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme të bankingut qendror. Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të këtij leksioni, Guvernatori Fullani u shpreh se situata që ka karakterizuar ekonominë botërore dy vitet e fundit e ka bërë më të domosdoshme thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bankave qendrore të rajonit. Shkëmbimi i informacionit mbi masat e marra, mbi veprimet dhe taktikat e përdorura, mbi modifikimet ligjore dhe rregullative ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndihmuar në përballimin e situatave të ndryshme me të cilat jemi përballur gjatë kësaj periudhe.