E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet rrisin të ardhurat nga shërbimet

Lojërat e fatit dhe shërbimet bankare janë dy zërat që kanë shënuar një rritje të ndjeshme në arkën  tatimeve gjatë vitit 2009. Sektorët që kanë kontribuar maksimalisht në të ardhurat tatimore për vitin 2009 janë shërbimi dhe tregtia. Këto sektorë

 zënë rreth 63% të totalit të të ardhurave. Burime nga doganat bëjnë të ditur se në këtë sektor rritja më e madhe ka ardhur nga shërbimet e hoteleri-turizëm, shërbimet postare, shërbimet bankare, lojërat e fatit etj. Sipas të njëjtave burime mësohet se gjithashtu, një rol të rëndësishëm në grumbullimin e të ardhurave tatimore për vitit 2009 ka luajtur edhe sektori i ndërtimit. Ndërkohë, sipas drejtorit të vlerësimit, sektori i transportit është një nga fushat që ka pësuar ulje në derdhjen e detyrimeve tatimore. Kjo ka ndodhur për shkak të rënies së prodhimit dhe eksporteve gjatë vitit 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›