E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule në Beograd shfaq mbështetjen e KE për integrimit evropian

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule nisi ditën e djeshme turin e tij ballkanik, ku vizitën e parë e ka zhvilluar në Beograd, ku deklaroi mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë. Ka shumë detyra dhe sfida në rrugën drejt BE, por në qoftë se Serbia me të vërtetë është e vendosur për

tu bashkuar me BE, atëherë edhe unë e sigurova kryeministrin që edhe Komisioni Evropian është i vendosur që ta ndihmojë atë, është shprehur Fule pas takimit me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviq. Ditën e sotme, ai vazhdon udhëtimin e tij për në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa të premten do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë. Komisioneri evropian me 20 mars udhëton për në Bërdo të Sllovenisë, ku së bashku me përfaqësuesin e Këshillit të Evropës, Herman van Rompoy do t'i bashkangjiten konferencës për Ballkanin Perëndimor, të cilën e organizojnë Sllovenia dhe Kroacia. Një ditë më parë, Fuele ka deklaruar se anëtarësimi në BE është çelës për të ardhmen e rajonit. Kosova duhet të jetë krenare për progresin e deritashëm. Rruga është e qartë, shtetet anëtare të BE së e kanë ritheksuar se Kosova ka perspektivë evropiane sikurse edhe rajoni. Tashti i takon Kosovës që ta bëjë këtë realitet, është shprehur Fule në një deklaratë para vizitës, që do ti bëjë Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›