Fullani: Kolaterali do te clironte para te fresketa Eglantina Nasi
"Ekonomia shqiptare ka shenuar rritje dhe ka ruajtur shendetin e saj financiar e ekonomik, edhe pse per te katertin vit radhazi eshte nen ndikimin e krizes ekonomike boterore". Keshtu ka deklaruar dje guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, gjate tryezes "Per nje sistem bankar te shendetshem dhe eficient ne Shqiperi". Duke theksuar se nje gje e tille eshte mundesuar edhe pse ne kontekst te pafavorshem, pasi dy partneret tane me te medhenj tregtare dhe financiare, Greqia e Italia, jane nder shtetet me te prekura prej kesaj krize. "Sistemi financiar ka vazhduar te kreditoje ekonomine, ndryshe nga vendet e rajonit, ndonese ne ritme me te ngadalesuara dhe me kushte disi me te shtrenguara", - ka vene me pas ne dukje, kreu i BSH-se. Pa harruar te pohoje se gjithsesi, "rreziqet kryesore qe kercenojne stabilitetin ekonomik te vendit, lidhen me rritjen ekonomike". Rreziqe qe sipas tij, kane te bejne me tkurrjen e bilanceve te konsumatorit dhe ngadalesimin e investimeve. "Tendenca e kursimit dhe e shtyrjes se investimeve rrezikon te ndikoje avantazhet konkurruese te ekonomise dhe potencialin e rritjes se saj", nenvizoi ai lidhur me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, ai permendi edhe problematiken e kredive te keqija, duke leshuar apelin per pakesimin e tyre, sa me shume te jete e mundur. Sipas tij, bankat duhen nxitur qe ta trajtojne problemin permes nismave me te vendosura mbi ekzekutimin e kolateraleve per to. "Vetem ne kete menyre krijohen kushtet per njohjen dhe trajtimin me te shpejte te problemit, duke shmangur shtrirjen e tij ne kohe dhe duke zvogeluar pasigurite per te ardhmen", - tha ai. Duke saktesuar se paraqiten te nevojshme disa permiresime te kuadrit ligjor apo rregullativ, ne menyre qe kolateralit te fitoje vleren e tij optimale. "Aktualisht sistemi bankar eshte i gatshem te rrise mbeshtetjen e ekonomise me kredi. Por do t'i sugjeroja biznesit te respektoje me perpikeri te gjitha detyrimet kontraktuale qe lindin nga marredhenia me sistemin bankar", apeloi shefi i BSH-se. Per te thene me pas se "nuk mund te kete ulje te kredive me probleme, rritje te kredise per ekonomine, apo shendoshje te bilanceve te bizneseve dhe te bankave, per aq kohe sa nuk do te kemi ekzekutim te kolateraleve dhe per rrjedhoje korrektim te cmimeve te aseteve fikse". "Ky proces do te clironte burime financiare shume te medha qe do te ishin nje serum jetik parash te fresketa per t'u injektuar serish ne ekonomi. Me para te fresketa duhet te nxisim medoemos krijimin e iniciativave te reja, efektive dhe me kthim te shpejte mbi investimin", - beri me dije Fullani, lidhur me nje dukuri te tille. Duke perfunduar me nje thirrje ndaj sistemit bankar ne teresi, qe ai te vijoje kredidhenien. "Aktualisht, duhet te nxisim medoemos sektoret prodhues me produktivitet te larte. Vetem ne kete menyre do te sigurojme rivitalizimin e ekonomise per ta bere ate partnere te denje evropiane. Prandaj sistemi bankar duhet te jete me dinamik dhe ne kerkim te vazhdueshem te oportuniteteve qe meritojne te mbeshteten me financim. Ofroni paketa financimi te besueshme duke vendosur prioritet shendoshjen ekonomike te vendit e cila ne kthim do te garantonte dhe suksesin afatgjate te biznesit tuaj", - nenvizoi guvernatori Ardian Fullani.