INSTAT Ekonomia shqiptare e varur nga importi

Tregjet shqiptare po tejmbushjen nga mallrat e importit duke vënë kështu në vështirësi prodhuesit vendas dhe blerësit. Defiçiti tregtar ka arritur në mbi 26 për qind, duke shënuar një prej shifrave më të larta të viteve të fundit.
Të dhënat zyrtare që ka publikuar Instituti i Statistikave tregojnë se defiçitit tregtar për muajin maj ishte në mbi 30 miliard lekë. Kjo shumë, krahasuar me një majin e vitit të shkuar është 26.6 për qind më e lartë, çka dhe tregon se ekonomia shqiptare është e varur nga mallrat e importit.
INSTAT bën me dije se në Maj 2011 u eksportuan rreth 16,2 miliard lekë mallra, me rritje 14.2 për qind në krahasim me prillin 2011 por me ulje 8.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, mallrat e importuara që janë dhe mbizotëruese për konsumatorët shënuan rritje në hyrjet e tyre në Shqipëri, kjo krahasuar si me një vit më parë ashtu dhe me një muaj më parë.
Importet për majin ishin ne rreth 46,3 miliard lekë me rritje 1.3 për qind në krahasim me Prill 2011 dhe rritje 11.7 për qind në krahasim me Maj 2010. importet vijojnë të vijnë më së shumti nga Italia dhe Greqia dhe me këto vende regjistrohen më së shumti dhe eksportet.
Florian Papadhimtri