Presidenti Topi pret kreun e ri të ILDKP-së Adriatik Llalla
Adriatik Llalla u prit sot nga presidenti i vendit Bamir Topi në të cilën mori në dorëzim detyrën e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, e drejtuar më parë nga Fatmira Laskaj.
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot kreun e ri të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, i cili mori në dorëzim detyrën nga paraardhësja e tij, Fatmira Laskaj. Në këtë takim kreu i shtetit trajtoi tema të veçanta të punës së këtij institucioni relativisht të ri. Presidenti Topi, pasi i shprehu urimet Adriatik Llalla për detyrën, nënvizoi rëndësinë e këtij takimi, domethënien e dorëzimit të detyrës dhe vazhdimësinë e punës, duke theksuar gjithashtu se tradita e sukseshme e krijuar deri më tani, duhet ruajtur e përcjellë më tej.
Nga ana e tij kreu i ri i ILDKP-së falenderoi presidentin Topi për besimin dhe vlerësimin e figurës së tij duke garantuar njëkohësisht se do të vazhdojë punën me korrektesë, profesionalizëm e paanshmëri në vazhdën e traditës së krijuar tashmë.
(a.s/Balkanweb)