E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Masat antikrizë gjallëruan tregun bankar, do rritet mbikëqyrja

06/04/2011  Banka Qendrore ka rishikuar në sistematikisht praktikat bankare pas krizës

Periudha e pas krizës ekonomike kërkon forcim të masave rregulluese në ekonomi dhe në veçanti të atyre mbikëqyrëse. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, thekson se një nga detyrat kryesore është rimodelimi i strukturës rregullative, me qëllim shpërndarjen efiçente të kapitalit, për mbrojtjen e sistemit financiar. Deklarata u bë në seminarin rajonal me temë “Aspektet ligjore të bankingut qendror”, organizuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me bankën e Francës. Fullani tha se çështje që do të shihen me prioritet në të ardhmen do të do të jenë kërkesat minimale të kapitalit apo kujdesi me administrimin e likuiditetit. Ndërkaq, sipas tij, masat antikrizë të aplikuara nga Banka e Shqipërisë sollën rigjallërimin e tregut bankar në vend. “Në kuadrin e krizës ne ngritëm një grup pune me qëllim monitorimin e efekteve të saj, ndërsa rritëm sasinë e likuiditetit të investuar, duke krijuar një ide të qartë mbi situatën, por dhe duke bindur tregun dhe publikun se BSH krijon kushtet për një likuiditet të përshtatshëm”, - u shpreh Fullani. Sipas tij, kjo masë zhvilloi elementët e brendshëm, duke i dhënë besim agjentëve se likuiditeti ekziston, bankat janë të sigurta dhe duhet të zhvillojmë aktivitetin e përshtatshëm ndërbankar. Fullani renditi uljen e normës bazë të interesit nga viti 2009, duke e cilësuar atë “një veprim të mirëstudiuar”, si dhe rregullimin ligjit “Për sigurimin e depozitave”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›