E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk duhet harruar bisha qe kafshon

Ndoqa mbreme ne News 24 programin Xhungel te Artan Hoxhes. Transmetuan nje interviste te gjate me Hysen Shoshorin nje i perndjekur nga diktatura komuniste. Ai rrefente jeten e vet me sakte ferrin e vet por nuk ishte kjo arsyeja qe atij i kushtohej nje hapesire e vemendje kaq e madhe gazetareske.


Arsyeja ishte tjeter. Ne nje moment te intervistes ai nxjerr ne shesh te verteten e madhe te jetes se vet. Ne gjyqin qe i eshte bere andej nga viti 1975 nen akuzen se kish prodhuar e shperndare trakte kunder regjimit komunist komunistet se kishin per gje edhe te sajonin akuza ate mot ndersa ne kete rast ata nuk sajuan Shoshorin po e denonin per gjera qe ai praktikisht i kish bere Shoshori ishte antikomunist i eshte fanepsur nje deshmitar i vecante. I eshte fanepsur atje ne sallen e gjyqit me nje trakt ne dore duke u ngritur nga fundi i salles pa ia kerkuar ndokush e duke u drejtuar nga kryetari i trupit gjykues me fjalet te varet ne litar.


Tundte ne ajer traktin te cilin e kish gjetur ne rruge. Ishte shtatlarte me gjestikulacion te prere me hap te madh militant i zellshem partie. Ishte Sali Ram Berisha - thote Hysen Shoshori. Jeni i sigurt - pyet gazetari cdo gazetar do ta bente kete pyetje pasi zotni Shoshori eshte duke folur per antikomunistin me denglaxhi e me zhurmemadh te Europes. Dhe pergjigja e tij ishte nuk mund te harrohet kurre bisha qe te kafshon. Ka te drejte. E pervec kesaj tiparet fizionomike te Berishes nuk jane nga ato qe harrohen.


Ate mund ta shohesh per here te pare edhe ne nje superstore e prape nuk mund ta harrosh e jo me ta shohesh teksa mbin nga fundi i salles se gjyqit tend duke care turmen mes per mes e duke bertitur te varet ne litar. Vetem varri te ben ta harrosh nje skene te tille.

Pak me siper thashe se cfare rrefen Shoshori eshte e verteta e madhe e jetes se vet. Nuk ka qene keshtu qysh ne fillim. Kjo behet e verteta e madhe e jetes se tij ne momentin qe ai merr vesh se pikerisht kjo zgjyre bolshevike merr poza antibolshevike madje me shume se sa kaq shume me shume behet udheheqesi i levizjes antikomuniste ne Shqiperi.


Deri ne kete moment pra ne vitin 1991 kur Shoshori sheh ne tribuna ate portret qe e kish pare ne sallen e gjyqit te tij Sali Berisha nuk ka qene asgje me shume se nje capacul qe ka dale te deshmoje vullnetarisht kunder dikujt o i nxitur prej nje fanatizmi ideologjik o i nxitur nga synimi per te nxjerre perfitime ne terma te statusit te karrieres te aksesit te nomenklatura etj.


Ka pasur mijera deshmitare ne gjyqet komuniste dhe ky qe bertiste ne mes te salles te varet ka qene nje qelbesire si gjithe te tjeret. Kaq. Por kur e ka pare neper tribuna duke bertitur kunder komunizmit kjo ngjarje e jetes se tij merr permasa te tjera. E perfytyroni dot se cmund te provonit po te ishit ne vend te Shoshorit e te shihnit nje portret te urryer te merrte pozat e udheheqesit te madh Une vete nuk kam fuqi ta perfytyroj. Do te kisha lajthitur sikur ngjarja e Shoshorit te ish ngjarja ime.

Prit mund te me thone pse u dashka besuar kaq lehte Ky mund te jete nje paranojak. Edhe vete i biri indinjohet per keto qe thote i ati. Ne fakt i biri i Hysen Shoshorit ka folur per RD-ne ne vitin 2007. Hm kjo deshmia e te birit bie ere shume me mbush mendjen bash per te kunderten. Nuk ka thene asgje ne RD. Ka thene thjesht qe i ati nuk i ka folur me goje pas daljes nga burgu as atij as nenes se vet pasi keta nuk i kane shkuar asnjehere ne burg per ta vizituar.


E pas kesaj ka thene se eshte i indinjuar me spekulimet qe behen e bukur apo jo Saliu jo vetem te del deshmitar ne nje gjyq por te nxjerr deshmitar dhe djalin ne nje gjyq tjeter ne ate te opinionit publik. E dini Mund te jap dhe une nje deshmi personale e cila nuk eshte se shton ndonje gje ne kete mes. Por eshte nje deshmi qe tregon dicka tjeter.


Para pese a gjashte vitesh kerkoi tme takoje nje miku im i cili ka bere burg gjithashtu gjate koheve te komunizmit E kane denuar per motive politike. Sot eshte person i njohur per publikun por nuk ka deshire qe tia permend emrin. Takohemi dhe e pashe disi te shock-uar. Me thote se eshte nje zotni me emrin Hysen Shoshori eshte ish-i perndjekur pretendon se Sali Berisha ka deshmuar ne gjyq kunder tij dhe don te te takoje me sakte don ta denoncoje kete fakt e per kete arsye duhet nje foltore mediatike. E ndihmon dot


shte e vertete qe Sala ka deshmuar ne gjyqin e tij - e pyeta. Kete nuk e di - me thote - po cfare sben vaki ne kete vend shte njeri serioz dhe i besueshem Nuk eshte se eshte kapur nga halucinacionet apo jo - vijoj ta pyes. Jo jo eshte fare ne rregull. Puna eshte nese ti e ndihmon dot apo jo qe kete gje ta thote ne nje gazete apo televizion te rendesishem.


Besoj se po - i them. Bisedova me do kryeredaktore gazetash dhe pergjigja qe merrja ishte pse merresh me nje njeri te lodhur e te derrmuar nga burgu o Muc E cuditshme ske cthua Gazetat tona qe slene idiotesi pa publikuar kete scoop nuk donin ta merrnin. Dhe refuzimi i tyre fola me dy-tre vete jo me shume nuk kish te bente me besueshmerine zero te Shoshorit te cilin nuk e njihnin fare jo jo kish te bente ose me besimin se Berisha nuk mund te bente gjera te tilla kjo ka pak gjasa ose me friken se mund ti gjente ndonje gje po ta botonin kete denoncim. Me pas mora vesh se scoop-in e kishin pranuar gazetaret e News 24-es. Une vete pata rast ta ndiqja vetem mbreme.

E dini dhe nje gje tjeter Thone se dikush ka te filmuar ca deshmi te tjera te njerezve te tjere kunder Berishes. Jane deshmi qe ua kane marre me kamera te fshehta atyre qyqareve te cilet e padisin kryeministrin tone antikomunist se ka luajtur rol ne deportimin e familjes se tyre. Nuk e transmetojne. shte nje filmim qe e kane bere fshehtas. Njerezit kane deshmuar pa e ditur se po filmoheshin dhe transmetimi do te krijonte nje problem ne pikepamje deontologjike. Por nuk e transmetojne edhe nga frika prej bishes qe te kafshon.

Une i besoj keto qe thone per Berishen. E besoj qe ka qene nje denonciator njezet qindarkash e nje komunist i shpifur. Por besimi im nuk eshte prove. Prove eshte kjo qe thote Hysen Shoshori. Prova jane ato qe dine plot te tjere e nuk flasin. Une di tju them nje gje tjeter ama Keto qe ka bere Sali Ram Berisha gjate komunizmit nuk jane asgje ne krahasim me ato qe ka bere gjate njezet viteve te fundit.


Dhe nuk e kam fjalen vetem per gjerat qe dihen e duken. Ka shume krime te tjera per te cilat tani nuk flitet. Kane frike prej tij. Por do te flitet kur Berisha te mos jete me ne kete bote. Atehere do te dale tamam ne drite se kush eshte Sali Ram Berisha i vertete. Deri atehere nuk eshte cudi ta kemi kryeminister.


Marre nga blogu respublica.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›