Fullani: Norma baze e interesit, nuk do te ndryshoje Eglantina Nasi
Fale treguesve ekonomike, te cilet kane shenuar rritje pozitive gjate tremujorit te fundit te vitit 2011, norma baze e interesit per monedhen vendase, Lekun, do te mbetet e pandryshuar. Nje fakt te tille e beri me dije guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, gjate nje dalje publike ku ka analizuar te dhenat me te fundit te raportit te politikes monetare. Sipas tij, Keshilli Mbikeqyres i BSH-se ka vendosur qe ta mbaje normen e lartpermendur ne nivelin prej 4.5 per qind. E kjo, pasi rritja ekonomike ka njohur nje permiresim te saj, fale zhvillimeve ne sektorin e industrise dhe ne ate te sherbimeve. Duke shtuar se ajo ka konstatuar me shenja permiresimi edhe ne tregues te tille si konsumi i individeve dhe ne investime, sidomos gjate gjysmes se dyte te vitit 2011. “Ekzistojne mundesi per rritjen e metejshme edhe ne te ardhmen. Parashikimet per ecurine e ekonomise mbeshtesin nje rritje pozitive, por me te ngadalte te ekonomise”, - ka deklaruar Fullani lidhur me nje fakt te tille. Ndersa referuar treguesit te inflacionit, kreu i Bankes se Shqiperise tha se gjate muajit te pare te ketij viti, ai ka shenuar nje shifer prej 1.4 per qind, duke shenuar ne kete menyre nje reduktim te lehte me nivelin prej 0.1 per qind krahasuar me muajin paraardhes. Norme kjo qe, sipas Fullanit, mbetet brenda objektivit te institucionit qe ajo drejton. Ne kete kuader, ai ka garantuar se pavaresisht situates ekonomike ne vendet e tjera, pritshmerite per kushtet monetare ne Shqiperi, do te jene te pershtatshme per zhvillimin e metejshem te aktivitetit ekonomik ne vend. Konkretisht, presionet inflacioniste nga ana e eksperteve te Bankes se Shqiperise, parashikohet qe te jene te dobeta gjate muajve ne vazhdim, por ne te njejten kohe, edhe nen kontroll nga ana e tyre. Me tej, gjate fjales se tij, guvernatori Bankes se Shqiperise deklaroi se ka nje angazhim te pergjithshem te institucioneve shteterore, per thithjen e sa me teper investimeve te huaja ne ekonomine shqiptare. Duke theksuar edhe faktin se sistemi bankar ne vend, eshte i mirekapitalizuar, likuid dhe i gatshem per t'iu pergjigjur kerkesave te tregut. E ne lidhje me kete, ai theksoi se ka nje rritje te portofolit te kredise, e cila ne dhjetor te vitit te kaluar shenoi nivelin prej 10.4 per qind. Kjo edhe pse kerkesa per kredi vazhdon te jete e dobet, pasi njerezit po tregohen me te kujdesshem ne fushen e investimeve dhe vleresojne se kane potenciale te mjaftueshme kapacitetesh, te pakten per momentin per te shfrytezuar. Ne fund, kreu i Bankes se Shqiperise dha garancine se vendi nuk do te shkoje drejt recensionit dhe se treguesit makro-ekonomike te vendit premtojne ecuri pozitive.
Vendimi: Bankat greke, nuk do te transferojne para te bankat mema
Filialet e bankave greke qe operojne ne sistemin bankar shqiptar, ndalohen kategorikisht qe te transferojne para tek bankat e tyre mema ne shtetin fqinj. Ky eshte vendimi i marre dje nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, referuar konkretisht Bankes Kombetare Greke dhe asaj Alfa Bank. I titulluar “Per dhenien e miratimit te shnderrimit te Deges se Bankes Kombetare te Greqise, Tirane dhe Deges se Bankes Alpha-Albania ne filial (banke vendase)”, vendimi ne fjale i ndalon ato qe te cojne kapital ne bankat e origjines ne Greqi. Gje qe eshte realizuar konkretisht, duke i shkeputur ato financiarisht prej tyre dhe duke i detyruar me ligj qe te operojne njesoj si bankat shqiptare, ne sistemin tone bankar. Pas kryerjes se nje veprimi te tille, klientet e ketyre bankave mund te ndihen me te sigurt per depozitat prane tyre, se nuk mund te perfundojne ne Greqi. Nderkaq, nje raport i fundit i Bankes se Shqiperise, pohonte faktin se bankat greke qe operojne ne vendin tone kane pesuar nje tkurrje te aktivitetit te tyre, gje e cila lidhet me zhvillimet negative financiare ne shtetin fqinj. E per kete arsye, duket se autoritetet shqiptare te sistemit bankar, po marrin masa paraprake per te krijuar me teper siguri rreth tyre.