Fullani: Po vuajmë pasojat e krizës

Ekonomia shqiptare po vuan pasojat e krizës globale. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në një konferencë shtypi se treguesit e ekonomisë mbeten të përkeqësuar dhe rritmet e rritjes të ulta.
"Aktiviteti ekonomik vlerësohet të ketë regjistruar një ngadalësim progresiv të ritmit të rritjes gjatë 6 muajve të fundit. Treguesit e fundit të ekonomisë reale, si treguesit e shitjeve, monetar dhe ata të besimit sinjalizojnë frenimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë 3 mujorit të katërt të vitit 2009 dhe fillimit të vitit 2010", tha Adrian Fullani, guvernator i BSH.
Kalimin e limiteve të paracaktuara nga Banka e Shqipërisë për normën e inflacionit Fullani e ka parë si një faktor kalimtar dhe të kontrollueshëm në afat të shkurtër. Rritja e kredive me probleme edhe ky një shkak i krizës në 10.5 për qind të totalit të kredisë sipas guvernatorit kërkon bashkëpunim mes aktorëve ekonomikë.
"Ajo që banka e Shqipërisë ka sugjeruar, është që vetë biznesi dhe bankat duhet të bashkëpunojnë se bashku për të qenë jo vetëm koherent, transparent por njëkohësisht konstruktiv për gjetjen e mënyrave të financimit me efektivitet të ekonomisë në këtë fazë të një krize globale ndërkombëtare, ku tkurrja dhe kontraktimi i kreditimit është një problem global", vijoi ai.
Megjithë sinjalet jooptimiste që vazhdojnë të manifestohen në ekonomi Këshilli Mbikqyrës i Bankës në mbledhjen e tij të fundit nuk e ka parë të arsyeshme të ndërhyjë në normat bazë të interesit.
Adi Darsi