Maqedonia del zyrtarisht nga recensioni

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se vendi i tyre ka dalë zyrtarisht nga recesioni, falë rritjes me 1,2 për qind të GDP-së në tremujorin e fundit të vitit 2009. Duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, zëvendëskryeministri dhe ministri maqedonas i Financave, Zoran Stavreski deklaron se në vitin 2009, në total është shënuar një ulje prej 0,7 për qind e GDP-së. Sipas Stavreskit, "Këto rezultate, nëse kombinohen me pakësimin e papunësisë, tregojnë se Maqedonia në tërësi arriti ta përballojë krizën me pasojat më të vogla të mundshme. Ai shtoi se janë parandaluar pasojat negative në tregun e fuqisë punëtore.